Osmani: Këmba e Lutës kurrë nuk shkeli në Stublinë?
Gjilan – Lutfi Haziri në debatet që po mbanë me rajonin e Pograxhës shpesh po e përmend Stublinën, edhe pse këmba e tij kurrë nuk shkeli në këtë fshat kufitarë. Luta i ka borxh shumë Stublinës dhe është turp që e përmend për punë të fushatës thotë Zymer Osmani banor.
Deklaratat e Lutës se edhe Stublina është me të, e kanë revoltuar Zymer Osmanin banor i këtij fshati kufitar. “Këmba e Lutës kurrë nuk ka shkelur në Stublinë, e as zyrtarët e saj, vetëm ishin për relaks, por kurrë nuk i paguan dëmet e breshrit” shprehet Osmani.
Zymer Osmani thotë se është e neveritshme se si Lutfi Haziri e përmend Stublinën. “Naser Korça as që e dinë ku i bije Stublina. S`ka faj ai sepse vije nga pjesa e Kamenicës, por ky Luta i Llovcës duhet mu turpërue çfarë ka bërë me ne. As pushteti serb nuk na ka injorua më keq se qeverisja Haziri. Ky fshat i falënderohet pafundësisht Fatmir Limajt dhe Qemajl Mustafës që vendosën të asfaltohet rruga Pograxhë – Stublinë dhe të jetojmë si njerëz” tha Osmani.
Osmani tha se për këto vite asnjëherë nuk është mirëmbajtur rruga Pograxhë – Stublinë edhe pse për të janë investuar mbi 1 milion euro.
Osmani tha se ata nuk hidhërohen nga kandidatët e Kamenicës dhe të Vitisë siç janë Sami Kurteshi e Zenun Pajaziti, sepse nuk kanë asnjë motiv mej përkrah këto fshatra të Gjilanit, por Lutfi Haziri që vije nga Llovca dhe është autokton, është për keqardhje qasja e tij diskriminuese /rajonipress/


