FITORJA

Osmani: Ka prova konkrete që e lidhin Serbinë me sulmin ndaj Ibër-Lepencit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, foli për gazetarët pas takimeve që zhvilloi në Bruksel me presidentin e ri të Këshillit Evropian, Antonio Costa, dhe me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

Në qendër të diskutimeve ishte situata e fundit në veri të Kosovës, veçanërisht sulmi në Zubin Potok dhe rreziqet nga sulme të tjera të mundshme.

“Duhet të kërkohet përgjegjësi për sulmet e vazhdueshme të cilat Serbia, nëpërmjet strukturave të saj ilegale, po i kryen kundër Kosovës,” deklaroi Osmani, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së partnerëve ndërkombëtarë në hetimet për shpërthimin e 29 nëntorit.

E pyetur për qëndrimin e disa zyrtarëve evropianë që theksojnë se nuk duhet nxituar me paragjykime për përgjegjësinë e Serbisë, Osmani tha se institucionet e Kosovës asnjëherë nuk merren me paragjykime, por me prova konkrete.

“Personat e arrestuar janë anëtarë të organizatës terroriste ‘Mbrojtja Civile’. Edhe po të mos ekzistonte asnjë lidhje tjetër, fakti që këta persona janë zyrtarë të Beogradit, paguhen dhe trajnohen nga Beogradi, dëshmon mjaftueshëm për përfshirjen e Serbisë.”

Presidentja gjithashtu përmendi sulmin në Varragë të Zubin Potokut, duke thënë se sipas ekspertëve, sulmi është kryer nga profesionistë me trajnim ushtarak.

Mobi Casa

“Ne e kuptojmë se vendet e BE-së dhe NATO-s kanë procedurat e tyre për të konfirmuar përgjegjësinë e dikujt. Megjithatë, sa i përket Kosovës, këtu nuk kemi të bëjmë as me paragjykime, e as me deklarata politike, por me konstatime që bazohen në prova.”

“Taktika ‘gjuaje gurin dhe fshehe dorën’ është përdorur nga Serbia edhe gjatë luftës në Kroaci. E njëjta taktikë është përdorur edhe në sulmin e shtatorit të vitit 2023, e edhe tani.”

Osmani theksoi se ka kërkuar nga udhëheqësit evropianë heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës dhe shqyrtimin e aplikimit për anëtarësim në BE.

“Këto masa janë të padrejta dhe duhet të hiqen. Kam kërkuar mbështetjen e të gjitha shteteve anëtare për këtë çështje,” përfundoi presidentja.

Vizita e saj në Bruksel do të vazhdojë më 5 dhjetor, me takime të planifikuara edhe në selinë e NATO-s.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.