Fundamenti

Osmani ka një porosi për PDK’në dhe opozitarët e tjerë

/ 1 minutë lexim
HW

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se lëvizja në zyrën e saj e fotografisë së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është e ligjshme.

Osmani ka thënë se tani e konsideron atë çështje të mbyllur.

“Kjo (lëvizja e fotografisë v.j.) është e ligjshme dhe me kaq mbyllet kjo temë”, është shprehur ajo në RTK.

Kryeparlamentarja e re ka komentuar vendimin e Partisë Demokratike të Kosovës për ta bojkotuar Kuvendin në protestë ndaj saj.

ARKATANA

“Bojkoti i tyre ka filluar më 3 shkurt. Është vendim i mëhershëm, ditën kur është votuar qeveria”, ka thënë ajo.

Ajo ka porositur opozitën t’i kthehet Kuvendit.

“Unë mendoj që roli i opozitës është i rëndësishëm për demokracinë tonë. Shpresoj që ata t’i kthehen Kuvendit”, ka thënë Osmani.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.