Osmani: Haradinaj e pengoi formimin e Qeverisë me VLAN-in
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se formimi i Qeverisë me bllokun VLAN u pengua nga lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Në emisionin ‘Republika’ me Dardan Gashin në Tribuna Channel, Osmani ka thënë se Haradinaj nuk ka pranuar që të heqë dorë nga pozita e kryeministrit dhe kjo kishte bërë që ky bllok të prishej.
Por, sipas Osmanit një Qeveri mes këtij blloku do ishte shumë më e mirë se kjo aktualja.


