FITORJA

Osmani: Duhet të ulemi me ShBA-në dhe të përgatisim draftin tonë (të Asociacionit)

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur hapur dyshimet e saj për përmbajtjen e Marrëveshjes së Brukselit (27 shkurt 2023) e arritur ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Në një intervistë për RTK-në, presidentja Osmani ka zgjedhur një moment të papërshtatshëm në të cilin ndodhet Kosova për shkak të situatës së tensionuar në veriun e Kosovës, për të shpalosur dyshimet e saj për atë çfarë ka arritur në negociata kryeministri i vendit, Albin Kurti.

“Ajo marrëveshje nuk është perfekte për Kosovën. I ka të mirat e saj, i ka disa gjëra që ende kam dyshimet e mia se si do të zbatohen në praktikë. Mirëpo, ne e kemi marrë obligim ndërkombëtar”, ka thënë Osmani.

Hidromorava

Në këtë moment ajo është ndërprerë nga gazetarja, duke e pyetur se për cilën pjesë është fjala, ndërsa ka marrë përgjigjen e Osmanit se bëhet fjalë për Nenin 7 (Vetëmemanxhimin për serbët) dhe Nenin 10, ku është edhe Asociacioni.

“Natyrisht tek Neni 7, te Neni 10 tash, sepse pyetjet janë se si saktësisht do të zbatohet, por mendoj që zgjidhja është si vijon: Ne duhet të ulemi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës të përgatisim draftin tonë, draftin e Republikës së Kosovës”, ka sqaruar Osmani.

E pyetur nëse Kosova duhet të ulet vetëm me ShBA-në, Osmani ka thënë se fillimisht kjo duhet të bëhet kështu.“Fillimisht! Unë mendoj që kështu është zgjidhja. Të ulemi me partnerët tanë në ShBA. Ta prezantojmë para Sekretarit të Shtetit, draftin tonë, i cili është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, në përputhje me letrën e Mogherinit që garanton që Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe në përputhje me qëndrimin e shkruar amerikan në editorialinn nga z. Chollet dhe z. Escobar, të cilët ndër të tjera sqarojnë se një trup e tillë do të jetë vetëm trupë koordinuese, pra pa kompetenca ekzekutive”, ka thënë Osmani.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.