Uji Dea

Osmani: Defender Europe ’25, mesazh i qartë për rolin e Kosovës në sigurinë globale

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në cilësinë e Komandantes Supreme të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), mori pjesë në ushtrimin ndërkombëtar Defender Europe ’25, një prej operacioneve më të mëdha ushtarake.

Kosova ka jo vetëm rolin e pjesëmarrëses, por edhe të nikoqires së këtij ushtrimi strategjik që përfshin mijëra trupa nga SHBA dhe vendet aleate të NATO-s.

“Krah për krah me forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të tjerë të NATO-s, vendi ynë po shkruan një kapitull të ri të bashkëpunimit ushtarak ndërkombëtar,” deklaroi presidentja Osmani në një postim zyrtar.

ARKATANA

Ajo theksoi se vetëm dy ditë më parë, gjatë një vizite në SHBA, ishte diskutuar vizioni i përbashkët për mbrojtjen e Evropës, ndërsa sot ky vizion po zbatohet në terren, në tokën e Kosovës, përmes ushtrimit Defender Europe ’25.

Presidentja njoftoi se rreth 1000 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë të angazhuar në këtë operacion, duke i cilësuar si “profesionistë të barabartë me aleatët nga vendet më të fuqishme të botës”.

Ky angazhim, sipas saj, është një dëshmi e qartë se Kosova jo vetëm që kontribuon në siguri dhe paqe, por edhe se është plotësisht e gatshme të bëhet pjesë e strukturave të NATO-s./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.