Uji Dea

OSBE takon Galip Beqirin

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Galip Beqiri, priti sot një delegacion nga Zyra e Komisariatit të Lartë të OSBE-së për Pakica Kombëtare i kryesuar nga Këshilltar i Lartë, Alexander Hug, Këshilltar, Natacha Andonovski Carter dhe Sean McGreevy, zyrtar.

KKSS përmes një kumtese thekson se në takim është bisedua për Fakultetin Ekonomik në Bujanoc, për gjendjen politike dhe të sigurisë në Luginën e Preshevës si dhe rreth bisedimeve të ndërprera me Qeverinë e Beogradit për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve.

Beqiri me këtë rast ka vlerësuar lartë kontributin e OSBE-së për hapjen e Fakultetit Ekonomik i cili ishte angazhuar edhe personalisht për hapjen e tij në Bujanoc sikur edhe në realizimin e të drejtave elementare të shqiptarëve. Ndërkaq, sa i përket ndërprerjes së bisedimeve Beqiri ka thënë se deri te ndërprerja e bisedimeve ka ardhur për shkak të mosgatishmërisë së autoriteteve qeveritare në Beograd për të vepruar.

UBT

Nga ana tjetër përfaqësuesit nga Zyra e Komisariatit të Lartë të OSBE-së për Pakica Kombëtare përkrahën përkushtimin e faktorëve politik të Luginës për t’i zgjidhur problemet e shqiptarëve.

“Vlerësojmë lartë rolin e Këshillit Kombëtar Shqiptar si mekanizëm për zbatimin e ligjeve përkatëse të mbështetura në konventat evropiane e posaçërisht në arsim dhe kontributin e dhënë për ngritjen e arsimit të lartë për shqiptarët si dhe për zgjidhjen e të gjitha problemeve me të cilat përballen shqiptarët“, citohen të kenë thënë përfaqësuesit e lartë të OSBE-së./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.