ARKATANA

OSBE organizon vizitë studimore për zyrtarët e komunave

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Qendra Rajonale e OSBE-së në Gjilan, ka organizuar një vizitë studimore për shkëmbimin e përvojave më të mira në Komunën e Gjilanit me zyrtarët komunal nga Gjilani, Hani i Elezit, Novobërda dhe Ranillugu.

Ky aktivitet është pjesë e projektit të OSBE-së “Përkrahja në shkëmbimin e përvojave më të mira në mes të zyrtarëve të të njëjtit nivel të komunave nga rajoni i Gjilanit”. Vizita studimore është aktivitet përcjellës i punëtorisë së mbajtur në qershor 2012 mbi prezantimin e përvojave më të mira nga zyrtarët e komunave të rajonit të Gjilanit.

Eco Higjiena

Çështjet e identifikuara gjatë prezantimit kanë siguruar një informacion nga dora e parë për komunat e interesuara për vizitë studimore. Komuna e Gjilanit, respektivisht zyrtari për punët e Kuvendit Komunal, Sadri Arifi ka përgatitur rendin e ditës për vizitë, ka siguruar përkthimin, ka identifikuar vendin për diskutim lidhje me përgatitjet dhe zhvillimet e mbledhjeve të kuvendeve komunale dhe komiteteve, publikimi i punës së kuvendeve komunale dhe komunikimi brenda komunës.

Vizita studimore është perceptuar shumë mirë nga pjesëmarrësit, të cilët kanë falënderuar OSBE-së për iniciativat e tilla, në të cilat kanë pasur mundësi që të mësojnë shumë nga njëri-tjetri, përmes shkëmbimit të përvojave më të mira../rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.