FIDANISHTJA

OSBE mbështet hartimin e rregulloreve komunale për barazi gjinore

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – “Misioni i OSBE-së ka mbështetur përfshirjen e grave në vendimmarrje komunale për disa vite. Ne e kemi ndihmuar përforcimin e pozitës së zyrtarëve komunalë për çështje gjinore dhe kemi ndihmuar themelimin e grupeve joformale të grave në komuna. Ky aktivitet do të ndihmojë që të ruhet më shumë barazia gjinore në rregulloret komunale”, tha Ulrich Biffar, Drejtor i Qendrës Rajonale në Misionin e OSBE-së në Gjilan.

Një punëtori mbi hartimin e rregullores komunale për barazi gjinore për zyrtarët komunalë për çështje gjinore dhe për grupet joformale të grave organizuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë nga nëntë komuna në rajonin e Gjilanit ka përfunduar më 1 tetor 2012.

Qëllimi i punëtorisë për zyrtarët komunalë për çështje gjinore dhe për grupet joformale të grave ka qenë që të ndihmojë përfaqësueset e grave të shkëmbejnë njohuritë e tyre në zhvillimin e akteve normative komunale dhe të përpilojnë draft- rregulloret e para.

Hidromorava

“Misioni i OSBE-së ka mbështetur përfshirjen e grave në vendimmarrje komunale për disa vite. Ne e kemi ndihmuar përforcimin e pozitës së zyrtarëve komunalë për çështje gjinore dhe kemi ndihmuar themelimin e grupeve joformale të grave në komuna. Ky aktivitet do të ndihmojë që të ruhet më shumë barazia gjinore në rregulloret komunale”, tha Ulrich Biffar, Drejtor i Qendrës Rajonale në Misionin e OSBE-së në Gjilan.

Draft- rregulloret e dala për barazinë gjinore do të kalojë tash nëpër procedura komunale për shqyrtim dhe do të dorëzohen për aprovim nga asambletë komunale përkatëse në janar të vitit 2013.

Misioni i OSBE-së në Kosovë është i mandatuar me mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, demokratizim dhe zhvillim të sektorit për siguri publike. Misioni mbështet pjesëmarrjen e publikut në proceset e vendimmarrjes në nivelin qendror dhe komunal. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.