FIDANISHTJA

OSBE-ja e përkushtuar për përfaqësimin e femrave në jetën politike

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – OSBE-ja të martën ka mbajtur një trajnim-debat me gratë që janë të përfaqësuara në jetën politike, institucionale dhe OJQ të ndryshme. Ulrich Biffar drejtor rajonal i OSBE-së thotë se jemi të interesuar që ta përmirësojmë edhe më tutje baraspeshën e pjesëmarrjes së grave në regjionin e Gjilanit.

Ulrich Biffar drejtor rajonal i OSBE-së të martën ka luajtur një rol herë të politikanit e herë të njeriut pushtetar. E tërë kjo performancë e Biffar ka pasur për qëllim tu shpjegojë grave pjesëmarrëse rolin e mesazheve që japin njerëzit e politikës në jetën e përditshme.

Në trajnimin me temën :”Shkathtësitë komunikative”, merrnin pjesë gratë e përfaqësuara në jetën politike, institucionale, OJQ etj.

Organizata për Bashkëpunim e Siguri në Evropë (OSBE) është duke zbatuar projektin “Fuqizimi i pjesëmarrjes së grave në nivelin lokal në të gjitha komunat e Kosovës” ”, si vazhdim të projektit të mëparshëm të vitit 2012 , kurse në Gjilan tema është titulluar “Ngritja e pjesëmarrjes së grave në proceset vendimmarrëse në rajonin e Gjilanit”.

Biffar tha se edhe këtë vit, OSBE-ja vazhdon që të forcoje kapacitetin, rolin, performancën dhe me këtë edhe ndikimin e përfaqësueseve femra në jetën politike dhe publike, me qëllim të përmirësimit të mëtutjeshëm të baraspeshës së pjesëmarrjes së grave në regjionin e Gjilanit.

Me këtë rast drejtori i OSBE-së në Gjilan, Ulrich Biffar, ka thënë se ky trajnim është organizuar për të shtuar elementet shtesë te këto këshilltare lidhur me komunikimin në përgjithësi, e në veçanti me komunikimin me qytetarët, audiencën apo elektoratin si politikane.

Ai tha se komunikimi është përgjigje në pyetjet kur, ku, kush, pse?. Në komunikim ka rol të rëndësishëm edhe dukja para të tjerëve, veshja, buzëqeshja, qëndrimi në skenë etj. ai shkoqiti ngadalë edhe llojet e komunikimit, mënyrën e komunikimit, standardet protokollare të komunikimit zyrtar e politik dhe sjelljet që duhet t’i ketë një politikan para qytetarëve.

Mobi Casa

Flora Zymberi këshilltare komunale tha për rajonipress se këto trajnime janë të dobishme sepse në praktikë shihet roli i njerëzve të politikës dhe i atyre që marrin vendime. “Ne po mësojmë çdo ditë dhe shpresoj që trajnime të tilla të organizohen edhe në ditët tjera. Jam ithtare e ballafaqimeve dhe insistoj që femrat të marrin më shumë pozita udhëheqëse. Femra duhet të jetë më aktive në të gjithë sektorët” tha Zymberi.

Ndërsa këshilltaret komunale të interesuara për këtë trajnim kanë thënë se, këto trajnime janë shumë të rëndësishme para një fushate që është në të ardhmen në zgjedhjet lokale. Me këtë rast këshilltarja Arzie Nuhi nga grupi i Këshilltarëve të PDK-së, ka vlerësuar se trajnimet për shkathtësinë në komunikim janë të mirëseardhura për proceset në vijim gjatë zhvillimeve politike, por edhe të komunikimit me qytetarë, media dhe komunikim zyrtar.

Ajo tha se trajnimi është një ndihmesë për paraqitje para masës, për t’i ofruar opinionit çështje të ndryshme për trajtim.

Shpresa Hajdari nga GK të LDK-së tha se edhe pse ka marrë pjesë në trajnime të kësaj natyre, tha se gjithnjë trajnimet janë të nevojshme, sepse gjithnjë mësohet diçka e re për të dalë sa më të suksesshme në komunikim me publikun. Ajo poashtu tha se trajnimet ndihmojnë që sa më pak gabime të mundshme të paraqiten nga ne para publikut.

Ndërsa lidhur me këtë temë kontributin e tyre kanë dhënë edhe Shpresa Jahiri këshilltare komunale, Drita Klaiqi zyrtare për barazi gjinore dhe këshilltare të tjera.

Ky trajnim është financuar nga OSBE, ndërsa projektin e ka menaxhuar Sadete Tërrnava, e cila këtë trajnim e ka vlerësuar lartë për arritjen dhe efektin e nxjerrë nga kjo punëtori e sotme./rajonipress/

Mund të ju interesoj: