Fundamenti

Oriola Marashi shkëlqen me elegancë dhe sensualitet në fotografitë e fundit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Oriola Marashi është një nga emrat më të njohur në industrinë e modës shqiptare, dhe po ashtu është bërë një fytyrë e njohur ndërkombëtarisht.

Modelja shqiptare e cila ka arritur të bëjë emër në skenën ndërkombëtare të modës, ka lënë ndjekësit e saj pa fjalë me postimet e fundit në Instagram.

Ajo u shfaq në një set fotografish ku duket e pabesueshme, duke vënë në pah elegancën dhe sensualitetin e saj karakteristik.

Seti i të brendshmeve të zeza seksi të zbukuruara me dantella, u kombinua me geta po ashtu të zeza, deri sipër gjurit, duke shtuar një prekje joshëse në pamjen e saj.

RCCOLA

Por, ajo që vërtet e bëri veshjen të kompletohej ishte palltoja e leshit, e cila shtoi një kontrast të mrekullueshëm dhe u bë pjesë kryesore e ansamblit të saj.

Në këto fotografi, flokët e Oriolës ishin të kapura në një topuz të lartë elegant, duke i dhënë një pamje fantastike.

Për të përfunduar këtë ansambël, grimi i saj mahnitës theksoi tiparet e saj të mrekullueshme dhe siguroi një frymë bukurie që rrallë shihet. /Telegrafi/