Hidromorava

Orinda Huta flet për herë të parë për abortin: Ajo gjurmë nuk ikën kurrë

/ 3 minuta lexim
HW

5 vjet më parë, pak pas martesës, Orinda Huta dhe Turjan Hysko mësuan se prisnin një fëmijë, të cilin për fat të keq e humbën pas tre muajsh.

Në një intervistë për podkastin e Mira Kazhanit, Orinda rrëfeu për përvojën që ka lënë gjurmë në jetën e saj.

“Ndodhi që unë mbeta shtatzënë shumë shpejt, menjëherë pas martese. Kam menduar që nuk do kisha momente të tilla për këtë. Ia kam thënë edhe shoqeve që e kanë humbur bebin e parë, që ajo gjurma nuk ikën kurrë,” tregoi ajo.

“Isha shumë e lumtur sigurisht. Ka qenë periudhë Pashkësh në fakt kur unë e kam marrë vesh që isha shtatzënë, edhe atë e prita si bekim të madh nga Zoti. Mbaj mend që kam pas kënduar edhe këngën “Somewhere over the rainbow”. Gjatë gjithë kohës isha me këtë refren. Qëndroi 3 muaj me mua dhe pastaj nuk ishte më. Zemra e tij pushoi. Kështu që aty pësova një thyerje të madhe.”

Mobi Casa

“Kur jam kthyer në shtëpi jam mbyllur në vetvete. U mbylla në dhomë. Nuk qava. Akoma nuk po e kuptoja ndoshta,” shton ajo më pas.

Moderatorja tregoi gjithashtu se pjesa e portaleve – që shkruanin vazhdimisht se ajo ishte shtatzënë – ka qenë e vështirë, sepse “gërmonin në një plagë të hapur”. “Gjithsesi [lajmet] vazhdonin me muaj të tërë. Dhe unë nuk e di, sa herë që dilja apo shtoja ndonjë kilogram, unë për të gjithë isha shtatzënë. Nuk e kuptonin. Kjo ndodh rëndom dhe në njëfarë forme i lëndojnë njerëzit. Unë e kërkoja atë shtatzëni. Unë e doja atë shtatzëni. Gjatë gjithë kohës më gërmoje aty ku unë e kisha plagën të hapur… akoma.”

Orinda shtoi se Atara, vajza e çiftit, erdhi në jetë në moment kur ndoshta ajo nuk e priste më.

“Realisht Zoti më ka bërë një dhuratë, në një moment që ndoshta nuk po e prisja më. Edhe pse brenda meje, ose edhe kur flisja me njerëzit, për t`i inkurajuar, u thosha që do vijë. Do e sjellë gjithsesi. Në fakt kam qenë gjatë gjithë 4-vjeçarit e bindur që Zoti do e sillte një ditë. Në një formë, ose në një tjetër do e sillte. Edhe Turit ia thoja. E bindnim njëri-tjetrin. Pavarësisht se në ato momente, para se të merrja vesh për ardhjen e Atarës, sikur kisha filluar të lodhesha pak. Kjo ndodh besoj me shumë nëna që e vuajnë ardhjen në jetë të një bebeje.”

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.