GRANDEMALL

Organizohet duaja e haxhinjve, nga komuna e Gjilanit janë 66 haxhinj, 39 prej të cilëve janë burra e 27 gra

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Sot para namazit të drekës, në xhaminë e Madhe në Gjilan, është bërë organizimi kryesor për përcjelljen e haxhinjve nga komuna e Gjilanit.

Ligjëratën për rëndësinë e haxhit e mbajti Dr. Lulzim Esati, profesor në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë, përderisa kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame, dega në Gjilan, Naim ef. Aliu, uroi të gjithë haxhinjtë për këtë udhëtim të shenjtë duke iu dëshiruar dua të pranuara e kthim të mbarë në vendlindje.

Në këtë event, përpos haxhinjve morën pjesë edhe familjarë dhe xhematlinj të tjerë.
Nga KBI Gjilan u organizua edhe një ligjëratë paradite, ku morën pjesë vetëm haxhinjtë, duke marrë udhëzimet e nevojshme dhe detyrat që duhet të kryhen për ritualin e haxhit.


Duanë e haxhinjve e bëri kryeimami i KBI – Gjilan, Iljas ef. Mustafa.

Eco Higjiena

Pas namazit të drekës, sekretari i KBI – Gjilan, Agim ef. Hyseni, njoftoi për numrin e përgjithshëm të haxhinjve nga Republika e Kosovës, e që është 741.

Nga komuna e Gjilanit janë 66 haxhinj, 39 prej të cilëve janë burra e 27 gra. U lexuan të gjithë emrat e haxhinjve nga Gjilani dhe më pas qytetarët prezent në këtë tubim uruan haxhilerët veç e veç thuhet në njoftimin e Agim Hysenit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.