Fundamenti

Organizata “LDS Charities” dhuron donacion me mjete mbrojtëse për QKMF-në

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Kamenicë ka pranuar një donacion me mjete mbrojtëse shumë të domosdoshme nga organizata LDS Charities( Latter-day Saint Charities).

Pranimin e këtij donacioni e ka bërë Kryetari i Komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati, Drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Suna Zajmi-Krasniqi, Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporë Majlinda Krasniqi, u.d i QKMF-së Besim Beqiraj.

Kryetari i Komunës, Qëndron Kastrati, gjatë pranimit të këtij donacioni ka falënderuar organizatën LDS Charities për ndihmën e dhënë, dhe të gjithë donatorët që po angazhohen në maksimum që të mbrojnë stafin mjekësor dhe t’i ndihmojnë qytetarëve të Komunës tonë.

Hidromorava

“Është hera e tretë që Rebecca Boehm dhe Elder Ëilliam Boehm, përfaqësuesit e LDS Charities për Ballkan, kanë ndihmuar Kamenicën. Çifti Boehm nga Gjermania, janë miq të pazëvendësueshëm të komunës sonë, me të cilët kemi rënë në kontakt përmes Premtim Fazliut me prejardhje nga Kamenica ”, tha Kastrati.

Ndërsa edhe Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Suna Zajmi- Krasniqi, ka falënderuar shumë organizatën LDS Charities, dhe gjithë donatorët që po i dalin në ndihmë stafit mjekësor.
“Duke e parë situatën në të cilën gjendemi, këto donacione ndihmojnë shumë stafin shëndetësor për t’u mbrojtur nga pandemia COVID-19, dhe për t’i ofruar qytetarëve shërbime sa më të mira e të sigurta shëndetësore”, tha Suna Zajmi-Krasniqi.

Në kuadër të këtij donacioni janë dhuruar: 500 maska mbrojtës, 400 mantilla medicional, 3000 dorëza medicionale, 500 mbrojtëse për këmbë, 50 litra dezinfektues, 50 litra alkool.
Stafi shëndetësor është në gatishmëri në çdo kohë duke qëndruar tek pika kufitare “Dheu i Bardhë”, duke kryer vizita mjekësore nëpër shtëpi dhe në QKMF./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.