ARKATANA

Orav pas takimit me Kurtin: Status quo-ja aktuale në Kosovë nuk i sjell dobi askujt

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Ambasadorët e vendeve të QUINT-it zhvilluan sot një takim me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.

Takimi u mbajt në një kohë të ndjeshme politike për vendin, pas zhvillimeve të fundit dhe pasigurisë rreth formimit të qeverisë së re.

Pas përfundimit të takimit, Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, përmes një postimi në platformën “X” (ish-Twitter), theksoi nevojën urgjente për stabilitet institucional.

Uji Dea

“Sot, Ambasadorët e QUINT-it u takuan me kryeministrin në detyrë Kurti. Për përparim në integrimin evropian të Kosovës, nevojitet një qeveri stabile dhe funksionale. Status quo-ja aktuale nuk i sjell dobi askujt”, shkroi Orav.

Ndryshe, kryeministri në detyrë Albin Kurti, priti ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatik të shteteve të QUINT-it dhe Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, temë qendrore e takimit ishte procesi i anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.