FITORJA

Orav: Normalizimi i marrëdhënieve, vendimtar për të ardhmen evropiane

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka theksuar se Bashkimi Evropian është synimi i Serbisë dhe Kosovës. Për ta arritur këtë, sipas tij, dialogu është një kusht, ose më mirë një parakusht.

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, në një intervistë ekskluzive ka theksuar rëndësinë e procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se ky proces është i një rëndësie vendimtare për të ardhmen.

“Nuk mund ta imagjinoj se si Serbia ose Kosova mund të anëtarësohen në Bashkimin Evropian pa normalizimin e marrëdhënieve”, ka theksuar Oravi.

Ai ka theksuar se ky është një hap kyç drejt stabilitetit dhe integrimit në strukturat evropiane.

Uji Dea

“Ndihma financiare ose paratë tona janë vetëm një mjet për të ndihmuar në zbatimin e reformave dhe për të ndihmuar të dyja palët të përgatiten për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, ka theksuar ai.

Duke folur për formimin e qeverisë së re, Oravi theksoi se procesi i formimit të qeverisë shpeshherë pas zgjedhjeve zgjat shumë.

“Kam dëgjuar ankesa se ky proces në Kosovë po zgjat shumë, por më e rëndësishmja është që vullneti i të gjithë votuesve të merret parasysh në mënyrë të duhur”, tha Oravi.

Sipas tij, është jashtëzakonisht e rëndësishme që rezultatet e zgjedhjeve të reflektojnë dëshirat e qytetarëve, pavarësisht nga kohëzgjatja e negociatave. /rtk

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.