Ora: Në Kosovë më bën të ndihesha si princeshë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Këngëtarja Rita Ora ka bërë që Kosova të përmendet më shumë sesa kurr nëpër mediat amerikane, pas vizitës së saj në vendlindje. Edhe tash kur ajo i është rrikthyer jetës së saj në Amerikë, po vazhdon ta përmend eksperiencën të cilën e ka kaluar në Prishtinë gjatë javës së kaluar.

Ajo madje thotë se ato dy ditë kanë qenë të magjishme.

Mobi Casa

“Më dukej sikur jam Princesha Diana. Të gjitha planet ishin ndryshuar dhe prisnin për mua. Kanë qenë gjashtë makina të parkuara për mua aty. Njerëzit qanin në rrugë. Jam mrekulluar”, ka thënë Rita.

Së fundmi ka thashetheme se ajo do ia zërë vendin këngëtares tjetër britanike, Cheryl Cole për tu bërë fytyra promovuese e kompanisë së madhe të kozmetikës, “L’Oreal”.