Uji Dea

Ora e Ritës

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Rita Ora erdhi në Prishtinë për të xhiruar spotin e këngës së saj “Radioactive” dhe për t’i bërë një nder qytetit të saj të lindjes. Brenda pak ditësh, simpatizuesit e saj anekënd globit do të shohin pamje të bukura nga vendi i europianëve të rinj – përfaqësuesja më e denjë e të cilëve është vetë Rita Ora.

E diela ishte një ditë shumë e zënë për këngëtaren Rita Ora.

Xhirime më t’u zgjuar nga gjumi dhe shumë fjalë të mira për vendin e saj. Edhe postimet në Twitter nuk munguan nga ajo përderisa kudo që u ndal për të xhiruar u mblodhën më shumë se 100 vet, fëmijë e të rritur, për ta përshëndetur kosovaren që tanimë e njeh krejt Bota.

E tërë kjo vizitë ishte për Ritën edhe një festë pasi që edhe këtë vikend ishte në vendin e parë në BillBoard.

“Jam gëzu shumë”, ishte fjala e parë e Ritës në aeroport por edhe fjala e fundit që ajo tha në konferencën për shtyp para se të xhironte skenat e fundi të klipit në klubin “Zone Club”.

“Jam gëzu, sepse kam ardh në vendin tam në Kosovë. Jam gëzu se kam bo një spot me vendet më të mira të Prishtinës dhe kjo ka qenë dëshirë e imja pas tri spotëve që kam bërë me parë”.

Këngëtarja në ditën e parë bëri xhirime para obeliskut të pavarësisë, NewBorn.

Nuk ishin pak njerëz që kishin dalë për ta pritur atë.

Rreth 20 000 të rinj vërshuan Pallatin e Rinisë dhe gjithsecili u mundua që të marrë një nënshkrim për kujtim nga ajo.

UBT

Këngëtarja nuk mundi ti ndal lotët pavarësisht se disa herë ju tha se ka për të xhiruar një klip. Të mahnitur me pritjen nga publiku mbetën edhe ekipi i xhirimeve që thanë se nuk kanë menduar se Rita do të këtë një pritje të këtillë në Prishtinë.

“E kam bërë këtë spot për me ju tregu të tjerëve se edhe Prishtina është e bukur. Në të ka plot skena ku dominojnë të gjitha shtresat e njerëzve. Të rinj dhe të vjetër dhe skenat më të mira padyshim janë ato më fëmijët. Të gjithë do të kënaqen me spotin ”, tha për Express, Rita.

Por, kjo nuk do të jetë vizita e saj e vetme në Prishtinë. Këngëtarja po planifikon që të bëj edhe një koncert të madh.

“Dua që ta bëj një koncert të madh në Prishtinë. Kjo është definitive. Por, nuk do të kërkoj para për koncertin sepse dua që paratë e tij të dhurohen për bamirësi, për familjet që kanë nevojë në Kosovë”.

Megjithatë, Rita ka konfirmuar se ka pasur kontakte me autoritetet kosovare për një koncert të këtillë por nuk dihet a do të këndoj të hënën në Prishtinë pasi që mendohet se ajo do të largohet në mesnatë të dielën për shkak se ka një koncert tjetër jashtë Kosove.

Ndërkaq, ajo mund të këndoj për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

“Po kam ofertë dhe jam e nderuar që ata me kanë ftuar për të kënduar atje. Po e shikoj orarin se a mund të jem e lirë që të këndoj atje”, tha ajo.

Veç kësaj Rita, në hollin e hotel Emerald ka pasur edhe një takim me Ministrin e Kulturës, Memli Krasniqi, të cilit ja ka shpreh dëshirën që të mbaj një koncert të madh në Kosovë, por atë ta bëj pa para dhe se paratë e grumbulluara të shkojnë për bamirësi.(express)