Hidromorava

Optimizmi të bën të lumtur

/ 2 minuta lexim

Edhe pse është e zakonshme që secili prej nesh të ndihet i shqetësuar për atë që e pret në të ardhmen e tij, përballimi i këtyre mendimeve me optimizëm ndikon dukshëm në përmirësimin e cilësisë së jetës dhe humorit.

Pas disa testimesh, në këtë përfundim arriti një studim i realizuar nga Universiteti i Michiganit, në SHBA. Sipas shkencëtarëve, ka një arsye të madhe për të përkrahur optimizmin, pasi edhe ata persona që shprehin shqetësim dhe e shohin të ardhmen me shqetësim, përsëri shpresojnë se diçka e mirë do të ndodhë. Në këto kushte, është më mirë të shpresosh dhe të besosh që diçka e mirë do të ndodhë, se sa të shpresosh, por të besosh se diçka nuk do të ndodhë, duke krijuar kështu një konflikt stresues brenda vetes.

Fidanishtja

”Përceptimi për të ardhmen është një prej elementëve me luhatjen më të madhe brenda mendimeve të një njeriu. E megjithatë, studimet tregojnë se është gjithmonë më mirë që të mendosh se gjërat e këqija nuk do të ndodhin. Kjo i jep një shtytje vërtet pozitive humorit”, tha Ed O’Brien, një nga realizuesit e studimit.