Fundamenti

Opozita:Ndalini shpenzimet e panevojshme?

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Edhe pse Nuhi Nuhiu drejtor i financave e ka arsyetuar në mënyrë profesionale raportin tre mujor, opozita ka dhënë vërejtje për shpenzime të mëdha dhe të panevojshme për dreka zyrtare,karburante,telefona,udhëtime jashtë vendit etj.

Asambleja Komunale në seancën e së hënës ka aprovuar me shumicë votash raportin tre mujor 2012 të paraqitur nga drejtori për buxhet dhe financa Nuhi Nuhiu. Nuhiu në mënyrë profesionale ka argumentuar para këshilltarëve komunal të hyrat vetanake,investimet kapitale,shpenzimet dhe obligimet e vjetra të kryera nga vitet paraprake.

Por me raportin e Nuhiut nuk është pajtuar opozita e cila ka kërkuar sqarime shtesë për shpenzimet që lidhën me karburantet,udhëtimet jashtë vendit,drekat dhe darkat zyrtare,telefonatat etj. Ramiz Ramadani këshilltar nga LDK-ja tha se nga raporti shihet se janë krijuar shpenzime të panevojshme,sidomos për punë luksi. Ramadani pati vërejtje tek drekat zyrtare dhe karburantet.

Edhe,Zijadin Maliqi këshilltar nga LDK tha se ka shpenzime të mëdha buxhetore të cilat vështirë se mund të na i falin qytetarët. Arben Mehmeti shef i LDK-së tha se nga zyrtarë komunal është thënë se janë shlyer të gjitha borxhet ndërkohë nga raporti shihet se Komuna ka rreth 110 mijë euro borxhe. Edhe,Mehmeti dha vërejtje tek mirëmbajtja e rrugëve , ku sipas tij gjendja në këtë sektor është e mjerueshme.

Eco Higjiena

Por kështu nuk kanë menduar këshilltarët e pozitës. Arben Maliqi i AKR-së tha se raporti është përmbajtësor dhe i përgatitur mirë. Elasa Imeri dhe Sami Hoxha nga PDK-ja gjithashtu i dhanë mbështetje raportit.

Ndërkaq, Qemajl Mustafa ka thënë se nuk ka nevojë askush të krijojë huti në publik sepse të gjitha në raport janë të specifikuara saktësisht. “Ndoshta drejtori Nuhiu në të ardhmen duhet që të jetë më koncizë dhe më i saktë në përpilimin e raportit dhe të thuhet qartë se kemi obligime të vitit 2011”.Opozita nuk ka nevojë të luaj me shifra sepse ata e dinë mirë se i kanë udhëhequr pushtetin,ka pasur mjaft vrima të zeza në kohën e tyre tha Mustafa.

Vet, Nuhiu ishte i pakënaqur me qëndrimet e opozitës. Sipas tij në raport shihet qartë se janë evidentuar obligimet e vitit 2011. “Të gjitha këto shpenzime të fryra janë obligime të bartura nga viti 2011. Edhe drekat zyrtare,edhe shpenzimet telefonike dhe karburantet janë obligime që ne duhet t`i kryejmë patjetër” tha ai./rajonipress/