Uji Dea

Opozita thotë se Qeveria po i frikësohet dështimit për vizat

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Presidenti Hashim Thaçi dhe përfaqësuesit e Qeverisë nuk e kanë mohuar mundësinë që liberalizimi i vizave të shtyhet deri në vitin 2020. Ata madje kanë thënë se opozita ka qenë destruktive në takimet me zyrtarët e Bashkimit Evropian duke i mohuar reformat e Kosovës. Në anën tjetër, përfaqësuesit e subjekteve opozitare thonë se pushteti po i frikësohet dështimit në procesin e liberalizimit të vizave, prandaj po bën përpjekje që përgjegjësinë për këtë dështim ta hedhë tek opozita, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në “Facebook” ka thënë se kur në vitin 2016 si kryeministër i vendit kërkonte të ratifikohet Marrëveshja e Demarkacionit të Kufirit me Malin e Zi si kusht për liberalizim të vizave këta që sot janë në pushtet e kundërshtonin dhe propagandonin rrejshëm se po humbim mbi 8000 hektarë tokë.

Hidromorava

“Me mashtrime dhe me politika populliste, atëherë humbëm shansin ta përmbyllim procesin e liberalizimit. Tani, në prag të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, rreziku nga popullizmi i ka kaluar kufijtë e mashtrimeve dhe të primitivizmit tonë. Ekziston frika reale se shtete të veçanta do të hezitojnë të përkrahin liberalizimin e vizave për Kosovën, duke u frikësuar nga popullistët, të djathtë e të majtë, në vendet e tyre, derisa të përfundojë procesi i zgjedhjeve në institucionet e BE-së, epilogu i të cilave është vështirë të dihet”, ka shkruar Mustafa.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.