ARKATANA

Opozita thotë se do ta pengojë fjalimin e Jahjagës në Kuvend

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Kohën kur kriza politike ka arritur kulmin dhe pozita e opozita nuk po arrijnë të merren vesh, presidentja Atifete Jahjaga ka në plan t’u adresohet deputetëve të Kuvendit në fjalimin vjetor, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo kërkesë e Jahjagës ka dalë të hënën, pas takimeve të ndara që ka zhvilluar me pozitën dhe opozitën, në kërkim të zgjidhjes për tejkalimin e krizës politike.

Mes të tjerash, nga burime brenda takimit gazeta merr vesh se Jahjaga u ka thënë liderëve të opozitës se “do të ishte mirë dhe se ka ndërmend t’u adresohet deputetëve në fjalimin vjetor”.

Mobi Casa

Jahjaga nuk ka marrë një përgjigje nga Visar Ymeri, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj përkitazi me kërkesën e saj.

Ndërkaq në takimin e pasdites me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, e para e shtetit ka kërkuar prej tij të caktohet seanca për fjalimin vjetor. Seanca pritet të vendoset javën tjetër.

http://koha.net/?id=27&l=87869