Uji Dea

Opozita të zgjohet nga gjumi

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Sado që opozita kosovare nuk ka hequr dorë nga kërkesa e vazhdueshme për zgjedhje të parakohshme parlamentare, një temë shumë ultimative, që e pati ngritur në fillim të këtij mandati qeverisës, ka kohë që kjo kërkesë ka marrë karakter vetëm formal dhe fare pak dëgjohet nga zyrtarët e treshes opozitare.

Distancohuni nga krimi, oligarkët, korrupsioni, monopolet, mafia.

“Frytet e opozitës do të ishin me benifite më të mëdha për qytetarët e Republikës vetëm atëherë kur opozita do të ofronte alternativë për një qeverisje të mirë, e cila do të bindte qytetarët për ndryshime radikale e substanciale, por edhe duke treguar konstruktivitet për këto vite të mandatit”, tha analisti Hidajet Ahmeti,raporton Gazeta Kosova Sot.

Sado që opozita kosovare nuk ka hequr dorë nga kërkesa e vazhdueshme për zgjedhje të parakohshme parlamentare, një temë shumë ultimative, që e pati ngritur në fillim të këtij mandati qeverisës, ka kohë që kjo kërkesë ka marrë karakter vetëm formal dhe fare pak dëgjohet nga zyrtarët e treshes opozitare.

Eco Higjiena

Zbehja e kësaj kërkese vjen e shpërfaqet pas përçarjes së opozitës në vitin e kaluar, prandaj këtë realitet të ri të krijuar analistët politikë e shohin edhe si mosinteresim serioz të opozitës për të shkuar në zgjedhje të reja, por vazhdim të një kërkese farsë, sa për ta mbajtur gjallë dhe mashtruar një pjesë të opinionit publik. Konstatohet se është pikërisht fuqia e vogël elektorale që kanë subjektet politike opozitare veç e veç dhe përçarja e opozitës ajo pamundësia reale për të motivuar qytetarët që të përkrahin sa më shumë këtë opozitë që të marrë pushtet me zgjedhje të parakohshme. Duke e humbur opozita betejën e nisur në fillim të këtij mandati, duke e zbehur mundësinë për t’i bindur qytetarët se janë ndryshe nga ky pushtet aktual, opozitarët vetëm sa treguan që nuk kanë kauzë tjetër të dobishme si alternativë për ndryshime, përpos ajo që mbetet akoma për ta kundërshtuar Demarkacionin dhe Asociacionin, derisa asnjëherë nuk ka kërkuar dekriminalizimin, reformën me vetting në drejtësi, luftimin e monopoleve, luftimin e mafio-oligarkëve të inkriminuar që po zhvatin gjithçka me pushtetarët, të cilat do të ishin kauzë e fortë për ta përmbysur këtë pushtet thellë të inkriminuar.

Të formohet Qeveria në hije Analisti politik Hidajet Ahmeti vlerë- son se opozita në konstelacionin si është dhe pasqyrën që ka ofruar për qytetarët e ka të pamundur të sfidojë një betejë, e cila do të garantonte fitore ndaj së keqes së instaluar për dekada. “Opozita si mundësi për ndryshim të logjikës së mbrapshtë qeverisëse asnjëherë nuk ka kërkuar dekriminalizimin, reformën me vetting në drejtësi, luftimin e monopoleve, luftimin e mafio-oligarkëve të inkriminuar që po zhvatin gjithçka në dëm të trupit publik, të cilat në potencë do të ishin kauzë e fortë për ta përmbysur këtë pushtet thellë të inkriminuar. Është shumë demokratike dhe parimore që opozita të kërkojë zgjedhje demokratike dhe të lira për të matur vullnetin qytetar, por nuk është e logjikshme që zgjedhjet të bëhen vetëm për ndryshim fytyrash e emrash, por për ndryshim të mendësisë dhe logjikës qeverisëse”, tha Ahmeti.

Ai theksoi se opozita konform kërkesës për zgjedhje të lira duhet të ofrojë një koncept më ndryshe, i cili do të jetë për qytetarët dhe në shërbim të tyre, e jo si Qeveria e tanishme, e cila vepron dhe punon për qëllime të ngushta politike, klanore e klienteliste.”Kishte qenë e rrugës që për këto vite mandat opozita të formojë Qeverinë në hije, e cila do të ishte një alternativë e qartë për qytetarët në mes të keqes së instaluar për dekada dhe alternativës së ofruar nga Qeveria në hije, e cila do të përfaqësohej nga opozita parlamentare. Frytet e opozitës do të ishin me benifite më të mëdha për qytetarët e Republikës vetëm atëherë kur opozita do të ofronte alternativë për një qeverisje të mirë, e cila do të bindë qytetarët për ndryshime radikale e substanciale, por edhe duke treguar konstruktivitet për këto vite mandati”, tha Hidajet Ahmeti./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.