FITORJA

Opozita s’mund ta rrëzojë Qeverinë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Prishtinë – Kuvendi i Kosovës nuk dominohet nga subjektet në pushtet, por as nga opozita. Për pasojë, kjo e fundit nuk mund ta rrëzojë Qeverinë.

LVV-ja prej kohësh ka ndërmarrë nismën për votimin e një mocioni mosbesimi ndaj Ekzekutivit, e që nuk ka marrë numrin e mjaftueshëm të nënshkrimeve të deputetëve për ta qitur për votim në Kuvend. LDK-ja ka deklaruar se kur do ajo e rrëzon Qeverinë. E AAK-ja është shprehur një ditë më parë se do t’i hynte kësaj pune sikur të kishte garanci se nëpërmjet votimit Qeveria do të rrëzohej, por qëndrimi i saj është ndërruar të mërkurën.

Mobi Casa

Këto tri parti opozitare, bashkërisht kanë 51 deputetë, dhjetë më pak sesa numri minimal i votave të nevojshme për ta shpallur mocionin të suksesshëm. Janë edhe 12 deputetë që nuk kanë grup parlamentar, por, sipas burimeve të gazetës, vetëm 4 ose 5 nga ta do t’i bashkoheshin një iniciative të këtillë.

Por, mocioni nuk pritet të hyjë në rend dite, dhe për këtë rol vendimtar ka AAK-ja që është duke bërë përpjekje t’u bashkohet subjekteve që qeverisin vendin. Burim Ramadani, sekretar i përgjithshëm i AAK-së, i ka thënë gazetës një ditë më parë se vota e kolegëve të tij në një rrethanë të këtillë do të orientohej në drejtim të shkarkimit të Qeverisë. Por, të mërkurën kolegu i tij, Ardian Gjini, i cili është shef i Grupit parlamentar të AAK-së, e ka mohuar se ajo çfarë ka thënë Ramadani përbën qëndrimin e partisë.(koha)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.