Fundamenti

Opozita si faktor qenësor i politikës

/ 7 minuta lexim
Hidromorava

Nga Fazli Behluli – Momenti i ardhjes së Ramush Haradinajt në Kosovë, pritja e tij nga zyrtarët qeveritarë tregoi për një qasje të ekzekutivit dhe liderit të saj, prijësit suprem të Partisë Demokratike të Kosovës, se e kishte në plan të shfrytëzonte integritetin e tij, duke e ditur se bashkëpunimi me të do të mund t`i kontribuonte në kalkulimin e një aleance më të fortë karshi opozitës.

Këto parapërgatitje ishin bërë më herët. Fakti se nga fillimi, Kryeministri shpreh gatishmëri për një bashkëpunim ndërmjet PDK-së dhe AAK-së, tregoi një qëllim për përfitim nga AAK-ja dhe nga lideri i saj. Mjeshtëria e Thaçit i cili duhej të paraqitej si bashkëpunues me subjektet tjera, kishte një të vërtetë brenda kësaj pamjeje dhe kësaj retorike boshe të Kryeministrit, qëllimi për shfrytëzimin e liderit të AAK-së dhe joshjes të disa anëtarëve të këtij subjekti politik me disa pozita, për futjen e tyre në procese ku do të merren vendime të rënda për vendin, të çfarëdo natyre qofshin ato.

Një qasje e tillë nga Kryeministri u shfrytëzua edhe për të mos larguar AAK-në nga frika se mos do të kalonte në anën e një bashkëpunimi me opozitën, në rastin konkret me subjektin politik të LDK-së që edhe kishte bashkëqeverisur kohë më parë. Të gjitha këto ishin paraparë që herët nga politikëbërësit e PDK-së.

Mbajtja afër e liderit te AAK-se dhe disa anëtarëve të AAK-se dhe takimet e zhvilluara, për një koalicion të mundshëm ishin pothuajse lojë me të cilën Kryeministri e bëri që AAK-ja të lëvizte sipas rregullave të lojës të cilat i kishte përcaktuar më herët subjekti i PDK-së.

Takimet dhe bisedimet për kompromise për koalicion të përbashkët dhe fjalët për pozita kyçe në ekzekutiv janë” tregtia” e joshjes të cilën dinë ta bën vetëm Kryeministri. Me këto veprime ai arriti të krijojë psikologjinë figurative dhe perceptimin, se koalicioni dhe bashkëpunimi në këtë rast me AAK-në janë të vetmet forma drejt ecjes së sigurt të shtetit, pa marrë parasysh se në çfarë po futej politika institucionale shtetërore, kryeministri Thaçi nuk dëshiron të jetë i vetëm në një proces mjaft të vështirë qeverisës por edhe të dialogut politik me shtetin serb.

Kryeministri Thaçi ka treguar që është ai politikan që shpeshherë diçka tjetër mendon dhe diçka tjetër bën, në fakt kjo është metoda e tij e veprimit prej lideri, në shfrytëzimin e rivalëve të tij politikë, kështu bëri edhe me Behxhet Pacollin dhe AKR-në. Në atë kohë nuk e kishte Ramushin !

Nuk mendoj se lideri i AAK-së nuk i dinte këto, por mendoj se ai vepronte në atë mënyrë dhe sillej ashtu, që të paraqitej si lider i opozitës, gjë që nuk ishte dhe në fakt nuk kishte qenë ndonjëherë, në mungesë të potencës reale prej liderit të opozitës atij i duhej një sjellje e tillë dhe përafrimi me Thaçin ja forconte një reflektim të tillë. Fakti se zgjedhjet parlamentare janë më 2014, nuk do mend shumë se ai nuk kishte nevojë të hynte në koalicion me PDK-në tani, por ai është duke përgatit pozitën e tij të ardhshme, i cili dinë të bën lëvizje e animesh politike, dhe që në zgjedhjet e ardhshme të jetë lideri që pa të nuk bën.

Eco Higjiena

Pikërisht ishte subjekti politik i AAK-ja dhe anëtarëve të saj në Kuvend e gjetiu që flisnin tepër për korrupsionin dhe keq qeverisjen që e kishte kapluar këtë qeveri dhe ndërrimi i diskursit aq shpejt nuk do koment se është planifikuar që kohë më parë. Një qasje e tillë e liderit të AAK-së do t`i sforconte qëndrimet e anëtarëve të cilët kanë pikëpamje tjera ndaj liderit të tyre edhe pse autoritarizmi i shfaqur i liderit ishte mjaft i theksuar për të mos thënë totalitar, fakt për këtë është pozita e lënë e kryetarit të AAK-së, subjekti politik i cili ishte vetëm me nënkryetar ndoshta për të ruajtur trashëgiminë e lidershipit të saj, por ne nuk jetojmë në kohën e monarkisë, që të mos ketë nevojë lideri të luftojë për të luajtur rolin e vet !

I gjithë procesi i zhvilluar edhe i zgjedhjeve brenda subjektit politik të PDK-së tregonte se jo të gjithë janë të pajtimit që AAK-ja duhet të jetë në bashkëqeverisje, por lideri PDK-së konsistonte në një bashkëpunim të afërt me AAAK-në, kjo tregonte që e vërteta po përgatitet të ndodhë dhe ajo nuk ka ndodhur ende, e cila do të ishte një bashkëqeverisje në nivel vendi.

Në anën tjetër liderët tjerë të opozitës, Isa Mustafa dhe Albin Kurti e dinë mirë se animi i Ramush Haradinaj dhe reflektimi i bashkëpunimit të tij me Thaçin e zbeh mundësinë që në një kohë të afërt ta shkarkojë këtë qeveri me anë të numrave apo ta rrëzojë me anë të zgjedhjeve, jo sepse AAK-ja ka mbështetje të gjerë por ajo i ndihmon shumë Thaçit për të krijuar një qëndrueshmëri numrash në çfarëdo rasti. Në politikë mund edhe të ndodhë që AAK -ja të jap votën për shkarkimin e qeverisë, por që më pastaj ti bashkohet vetë në koalicion në zgjedhje të parakohshme, ka mundësi për një analogji të tillë, një gjë të tillë e tregon ajo e shkarkimit të ekzekutivit të mëhershëm me numrat e vetë subjektit politik në pushtet.

Edhe pse Vetëvendosje ka arrit të kaplon me sukses shumë përkrahës të cilët padyshim nuk pajtohen me qeverisjen kundër interesave të tyre prioritare e thelbësore të karakterit shoqëror e shtetëror, ajo e dinë që AAK është e rëndësishme për PDK-në dhe e nevojshme për opozitën.

AAK-ja tani gjendet në pozitë ku nuk mund të kërkojë shumë sepse ajo tani është futur në lojën e organizuar nga Thaçi, veçse ka filluar vënia në disa pozita të anëtarëve të saj dhe futja e saj në koalicion para zgjedhjeve qofshin të rregullta apo të parakohshme me PDK-ne e Thaçit, do të jetë shumë e pëlqyeshme, për të mos pasur të njëjtin fat në të ardhmen e saj si subjekt politik, të një ngjashmërie me shuarjen e subjekteve më parë.

Të tre liderët janë të ndarë dhe nuk shihet ndonjë përafrim i qëndrimeve të tyre dhe kjo gjendje më së shumti i shkon për favor Thaçit, ai manipuloj me të “mesmit e vegjël” dhe padyshim që kjo prish një skenar për një opozitë të fuqishme qenësore në politikë, e cila edhe do të mund ta rrëzonte qeverisjen Thaçi dhe ta linte jashtë për një kohë mjaft të gjatë, por një skenar i tillë është vështirë të ndodhë për faktin e qëndrimeve dhe parimeve të kundërta të cilat ekzistojnë në mes të subjekteve të opozitës. LDK-ja dëshiron të del fitues me çdo kusht, por nuk ka sesi të fitojë, AAK-ja dëshiron pozitat të cilat i ka lënë ani pse nuk jemi Monarki por ambicie monarkësh ka, Vetëvendosje dëshiron ndaljen e negociatave me shtetin serb dhe keq qeverisjen. Të tri subjektet politike dallojnë për nga parimet dhe interesat, edhe pse në politikë nuk ka gjithnjë qëndrime të njëjta por mund të ketë gjithnjë interesa të përbashkëta, por një skenar për një opozitë të fuqishme dhe qenësore do të jetë vështirë e mundur të realizohet.

(Fazli Behluli, Fakulteti Filozofik, departamenti i shkencave politike, Universiteti i Prishtinës).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.