United Hospital

Opozita: Qeveria e futi fusnotën në PE, e do ta klonojë edhe Republika Srpskan në veri

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje, e akuzojnë Qeverinë për përdorimin e fusnotës për Kosovën edhe nga Parlamenti Evropian (PE). Vjosa Osmani, deputete e LDK-së në Kuvendin e Kosovës, ka thënë për Telegrafin se PE deri tash i është referuar Kosovës pa asterisk. “Me pranimin e fusnotës, Qeveria e Kosovës ka pranuar mos prejudikimin e statusit të vet, pra të jetë status neutral”, thotë ajo.

Në propozim-rezolutën për Kosovën, të votuar dje në Komisionin për Politikë të Jashtme, Parlamenti Evropian ka përsëritur thirrjen për pesë vendet anëtare të BE-së që ta njohin Kosovën. Por, kundërshtarët e pavarësisë me një shumicë të ngushtë kanë arritur të kalonin edhe amendamentin për “mos prejudikimin e statusit”.

Futja e fusnotës edhe në Parlamentin Evropian, është cilësuar si një hap prapa, sepse PE ishte i vetmi institucion i BE-së i cili e trajtonte Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur.

“Kështu, Qeveria ka përçuar mesazh të gabuar tek shtetet që nuk na njohin dhe tek organizatat ku ende nuk jemi anëtarësuar. Për futjen e fusnotës edhe në këtë dokument të PE-së nuk duhet fajësuar PE-ja po Qeveria e Kosovës” , deklaron Osmani.

Ata që insistuan në amendamentin për “mos prejudikimin e statusit”, si argument shpesh kanë përmendur faktin se vet Qeveria e Kosovës ka pranuar që emri i saj të shkruhet me fusnotë dhe që kjo shpjegon se “nuk paragjykohet qëndrimi ndaj statusit”. Përkitazi me këtë, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Alma Lama, ka thënë se kur Qeveria e Kosovës pranon që emri i shtetit të shndërrohet në fusnotë, edhe të tjerët pa problem këtë e bëjnë.

Uji Dea

“Është për të ardhur keq që edhe Parlamenti Evropian, si i vetmi institucion i BE-së që e njihte pavarësinë e Kosovës, tashmë ka lëvizur drejt fusnotës, disa hapa prapa. Ky është rezultat i ‘vizionit’ të Qeverisë së Kosovës “, tha ajo për Telegrafin.

Kur është fjala te veriu i Kosovës dhe deklaratat e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Catherine Ashton, “se ditët në vijim do të jenë kritike”, deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, i është përgjigjur se institucionet e Kosovës duhet t’i përmbahen Kushtetutës dhe Rezolutës për bisedime. Sipas saj, çdo rezultat nga këto bisedime duhet doemos të ratifikohet nga Kuvendi i Kosovës. Ndërsa, çfarëdo plani serb për veriun duhet fuqishëm të kundërshtohet e as mos të lejohet të bëhet temë në bisedime .

“Kosova e ka dhënë ofertën e vetë për të gjithë qytetarët serbë të Kosovës me Pakon e Ahtisaarit dhe Kushtetutën e vendit. Çdo tejkalim i kësaj rrezikon funksionalitetin e shtetit”, ka thënë Osmani.

Ndërkaq, deputetja e VV-së, Alma Lama, vlerëson se s’ka asnjë dilemë që veriu është në tavolinë dhe se Serbia i është afruar maksimalisht objektivit “autonomi territoriale dhe klonim i Republika Srpska”.

“Fatkeqësia për Kosovën është se liderët e saj po e bëjnë avokatin e vendimeve dhe zgjidhjeve që kërkon Serbia, duke gënjyer popullin se këto marrëdhënie janë të mira. Vet fjalia se do të ketë ditë të vështira në dialog, do të thotë se do të merren vendime kundër interesit te Kosovës. Është gabim strategjik hyrja në dialog “, ka thënë Lama. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.