ARKATANA

Opozita: Qëndrimet antikushtetuese të krerëve institucionalë të dënohen

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Insistimi i presidentit Hashim Thaçi për korrigjimin e kufirit me Serbinë dhe rezistenca e kryeministrit Ramush Haradinaj për të mos e hequr taksën ndaj produkteve serbe ka bërë që të përshkallëzohet “lufta” mes dy liderëve kryesorë të vendit, shkruan Gazeta “Zëri”.

Teksa ka folur rreth idesë për korrigjim të kufijve deputetja e LDK-së, Lirije Kajtazi, ka thënë se çdo qëndrim i krerëve të institucioneve që del jashtë kornizave kushtetuese duhet të dënohet.

Krerët shtetërorë sipas saj nuk mund të kenë qëndrime që bien ndesh me Kushtetutën e vendit. “Përgjegjësit institucionalë mund të mendojnë ndryshe, por është vetëm një Kushtetutë që e obligon secilin të flasë njësoj. Kështu që ata i detyrohen Kushtetutës. Çdo mendim që del jashtë këtyre kornizave është për t’u dënuar”, ka theksuar ajo.

Ndërkohë sa i përket taksës, Kajtazi ka thënë se ky vendim i Qeverisë për vendosjen e tarifës 100 për qind ndaj produkteve serbe ka qenë një masë serioze e shtetit të Kosovës.

HW

Ndërkaq deputetja e LVV-së Fatmire Kollçaku ka konsideruar se procesi i negociatave me Serbinë është duke u zhvilluar në formë të improvizimeve, ku secili udhëheqës i institucioneve vepron kokë më vete, presidenti me agjendë të vet e kryeministri me agjendë tjetër. Ndaj sipas saj, nuk është aspak e lehtë që të arrihet një gjuhë e përbashkët mes Thaçit e Haradinajt sa u takon temave nacionale. “Është vështirë që tash të ketë ndonjë harmonizim, sepse kanë shkuar aq larg sa po flitet për shkëmbim territoresh dhe ndryshim të kufijve, pa ndonjë autorizim”, ka potencuar ajo, shkruan Gazeta “Zëri”.

Kollçaku tutje ka thënë se Kosova nuk duhet asnjëherë ta hapë temën e kufijve, veçmas kur kihet parasysh fakti që Serbia nuk e ka njohur Kosovën shtet të pavarur.

“Ju e dini që pas shpalljes së pavarësisë Serbia ende nuk na ka njohur si shtet. Si është e mundur të hysh e të bisedosh për shkëmbim territoresh me një shtet që nuk na ka njohur dhe ta dëmtosh sovranitetin e integritetin e vendit?”, ka nënvizuar ajo.

Duke u bazuar në tërë këto, deputetja e LVV-së ka vlerësuar se zgjidhja e vetme për të dalë nga kjo situatë është shkuarja e vendit në zgjedhje të parakohshme./ZËRI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.