ARKATANA

Opozita paralajmëron gaz lotsjellës e protesta kundër ratifikimit të Demarkacionit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Aida Dërguti ka bërë me dije se mund të ketë protesta të tjera nëse Qeveria insiston në ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

Në një intervistë për ‘Epokën e Re’, Dërguti ka thënë se, pavarësisht mospajtimeve që kanë me AAK-në dhe Nismën, VV-ja është e gatshme për të bashkëpunuar me këto dy parti opozitare.

Dërguti ka thënë se VV-ja do të punojë që të bashkëpunojë me të gjithë për ta organizuar një përpjekje të gjerë popullore kundër ratifikimit të demarkacionit.

Hidromorava

Ajo po ashtu e ka vlerësuar si të pa drejtë kushtëzimin e BE-së që për heqje të vizave të ratifikohet marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi.

Ajo ka thënë se asnjëri prej shteteve të Ballkanit që e ka marrë liberalizimin e vizave vite më parë nuk ka qenë i kushtëzuar kështu. Prandaj, ky është trajtim diskriminues për Kosovën nga ana e BE-së, thotë Dërguti.

Protesta dhe gaz lotsjellës ka paralajmëruar edhe Bilall Sherifi i Nismës. Ai poashtu ka thënë se nëse Qeveria insiston në Demarkacionin, atëherë do të bëhen bashkë me Vetëvendosjes për të kundërshtuar një gjë të tillë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.