GRANDEMALL

Opozita organizon “Muajin e mërgimtarëve”

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan -Diasporës shqiptare nga komuna e Gjilanit, sivjet do t`i bëhet pritje si asnjëherë më parë, nga se pos organizimeve institucionale, të cilat fillojnë më 24 korrik dhe zgjasin një javë, program të veçantë për ta do të organizojë edhe subjekti më i madh opozitar në Gjilan, LDK-ja.

Lutfi Haziri, kryetar i degës, ka thënë se “Muaji i mërgimtarëve” do të zhvillohet në periudhën 24 korrik – 24 gusht dhe do të jetë i përmbushur me aktivitete të shumta, duke filluar nga debatet për rolin e diasporës për Kosovën, ekspozita të ndryshme nga jeta e tyre në perëndim dhe aktivitete tjera.

Ai i ka cilësuar mërgimtarët garantues të paqes sociale dhe të zhvillimit të vendit, ndërkohë që ka nënvizuar faktin se vetëm nga komuna e Gjilanit, në shtetet e perëndimit ndodhen 12 për qind të qytetarëve të saj, të cilët e kanë të rregulluar statusin e qëndrimit, pa i llogaritur ata pa leje qëndrimi.

ARKATANA

Haziri ka kërkuar nga autoritetet komunale, që në aspektin e organizimit institucional, të përgatiten për të ofruar shërbime për mërgimtarët gjatë kohës sa ata qëndrojnë në Gjilan për pushime vjetore.

Përndryshe, Haziri ka përsëritur kërkesën e opozitës (LDK) për heqjen e kushtëzimeve për qytetarë, duke thënë se qeveria e ka bërë këtë në Mitrovicë, sepse janë vendime të kundërligjshme, ndërkohë që rikujtoi se varfëria në Kosova ka përfshirë 42 për qind të qytetarëve të saj.

Për më tepër, Haziri ka thënë se jeta në Kosovës është bërë e kushtëzuar për shumicën e qytetarëve të saj, ndërkohë që grupeve të caktuara u bëhen favore të ndryshme. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.