Opozita nuk ndryshon qëndrimet as pas takimit me Mogherinin

Pas takimit me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, kryetari i Lëvizës vetëvendosje, Visar Ymeri, edhe një herë ka potencuar se nuk do të ketë ndryshim të qëndrimeve sa i përket votimit të demarkacionit me Malin e Zi, raporton “Zeri.info”.
“Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi është një proces të cilin gjitha forcat politike në Kosove edhe gjithë qytetarët e përkrahin, aktualisht nuk jemi duke folur për një marrëveshje që e demarkon vijën kufitare, jemi duke fol për një marrëveshje cila e cakton një kufi të ri që e cenon integritetin territorial të Kosovës”, ka thënë Ymeri.
“Kufirin do ta vendosim aty ku është, që është vendosur që nga viti 1945 dhe më një marrëveshje të tillë askush nuk ka problem”, ka shtuar ai.
“Ne subjektet opozitare vazhdimisht kemi qenë të gatshme që të arrijmë një konsensus i cili do ta vendoste procesin e vijës kufitare, aty ky nuk do të cenohet integriteti territorial as i Kosovës dhe as i Malit të Zi, por ka qene kokëfortësia, arroganca e partnereve të koalicionit të cilët më çdo kusht janë munduar që ta imponojnë këtë marrëveshje për ta shpëtuar nënshkrimin e tyre skandaloz”, potencoi Ymeri.
Kurse, Ardian Gjini i AAK-së ka thënë se Mogherini ka kërkuar që të ratifikohet demarkacioni, por jo në këtë mënyrë dhe këtë version. Jakup Krasniqi i NISMA-s dhe Kadri Veseli i PDK-së nuk janë prononcuar për media.