UBT

Opozita nuk lëshon pe, në tryezë vetëm nëse tërhiqen marrëveshjet

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Pas takimit me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, tre liderët e Opozitës kanë thënë se në një tryezë me udhëheqësit e Qeverisë së Kosovës do të uleshin, vetëm në momentin kur do të tërhiqeshin marrëveshjet me Serbinë.

Kryetari i VV-së, Visar Ymeri, pas takimit me Presidenten ka theksuar edhe një herë se marrëveshjet e rëndojnë rëndë sovranitetin e Kosovës, raporton Telegrafi.

Veç kësaj, ai ka theksuar se çdo thirrje e seancës së Kuvendit në këto rrethana do të përshkallëzonte situatën në vend.

Liderët opozitarë gjithashtu u kanë bërë thirrje Prokurorisë dhe Policisë që mos të ndërmarrin hapa për “disiplinimin” e Opozitës.

Ndërkaq, pas takimit me Presidenten, partitë opozitare e kanë dërguar edhe një komunikatë për media.

Ja çfarë thuhet në të:

FIDANISHTJA

Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, z. Visar Ymeri, ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, z. Ramush Haradinaj, dhe kryetari i Nismës për Kosovën, z. Fatmir Limaj, takuan sot Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga. Ky takim ishte ftuar nga Presidentja.

Tre kryetarët e subjekteve politike ia paraqitën Presidentes kërkesat e Opozitës për tërheqje nga Marrëveshjet me Serbinë dhe nga ajo për demarkacionin me Malin e Zi, si kërkesa të cilat nuk kanë kompromis e as që janë të diskutueshme.

Po ashtu e njoftuan Presidenten se protesta e Opozitës së bashkuar në Kuvend dhe jashtë tij, nuk do të ndalet me asnjë kusht deri në realizimin e këtyre kërkesave.

Kryetarët e tre subjekteve shprehën kundërshtimin e tyre të fuqishëm për masat represive policore të cilat po i ndjek Qeveria me rrëmbimin e deputetëve dhe torturimin e aktivistëve të subjekteve opozitare me qëllim të frikësimit dhe ndaljes së protestës.

Vetëm tërheqja nga marrëveshjet e ndal protestën. Çkado tjetër dërgon në përshkallëzim të situatës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.