Uji Dea

Opozita nuk dëshiron që Komuna të zhytet edhe më shumë në borxhe

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në mbledhjen e radhës të Komitetit për Politikë dhe Financa në Gjilan të drejtuar nga kryesuesi i Kuvendit Izmi Zeka, me shumicë votash dhe vetëm më një votë kundër, është rekomanduar për në seancën e radhës raporti financiar për vitin 2012.

I pranishëm në këtë seancë ishte edhe drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Nuhi Nuhiu, i cili ka prezantuar në pika të shkurta raportin, duke i theksuar të hyrat, shpenzimet , por edhe obligimet të cilat i ka krijuar Komuna e Gjilanit për vitin që lamë pas.

Nuhiu tha se në vitin 2012 kishte një rënie të të hyrave vetanake, kryesisht nga tatimi në pronë gjë për të cilën jemi deklaruar disa herë edhe publikisht. Poashtu ai informoi komitetin se trendi i shpenzimeve është i ngjashëm me atë të një viti më herët. Edhe sa i përket borxheve të komunës, Nuhiu precizoi borxhet që ka komuna , por edhe shlyerjen që ka bërë gjatë vitit kur bëhet raportimi.

Drejtori Nuhiu ka thënë se për çdo shpenzim është edhe dëshmia se ku, çka dhe përse është shpenzuar paraja publike.

Uji Dea

Ndërsa përfaqësuesit e opozitës respektivisht LDK-së Arben Mehmeti ka kërkuar një precizim më të detajuar të raportit. Mehmeti nuk ka kërkuar faturat e shpenzimeve, por, kërkoi në emër të GK të LDK-së te specifikohen shpenzimet për secilin shpenzim të shkaktuar nga ana e Komunës, çoftë edhe pas seancës në të cilën parashihet të aprovohet raporti.

Ndërsa Sadudin Berisha e Jakup Bajrami poashtu nga LDK, thanë se do të duhej që kur Komuna nuk ka mjete nuk duhet edhe të nis punë e ta zhyt Komunën në borxhe pastaj.

Këtyre deklarime kryesuesi i Kuvendit Izmi Zeka u është përgjigjur duke thënë se obligimet financiare janë krijuar pas kërkesës së qytetarëve dhe gjendjes së vështir e të rënduar që kishte infrastruktura në disa lagje, fshatra etj. “Andaj pasi jemi në shërbim të qytetarëve edhe duhet ndonjëherë të futemi në borxhe për të mirën e qytetarit tanë” ka thënë Zeka.

Ndërsa Sokol Haziri pos detajeve të raportit ka propozuar që në seancën e radhës të KPF-së të futet si pikë e veçantë e diskutimit edhe rishikimi i vendimit për kushtëzimet e qytetarëve për ujin dhe mbeturinat./rajonipress/