UBT

Opozita nënshkruhet për mëditje, bojkoton seancat

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Deputetët e opozitës edhe të mërkurën shkuan në seancë vetëm për t’u nënshkruar sa për ta marrë mëditjen, por nuk qëndruan deri në fund, çka bëri që të shtyhen disa pika për miratim në seancën e ardhshme. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kritikoi deputetët që nuk po qëndrojnë në seanca, duke ua përmendur atyre mëditjen. Ai ka thënë se deputetët po vijnë vetëm sa për ta marrë mëditjen dhe pastaj po dalin nga seanca. Madje, ai u ka thënë atyre se nuk po i shtien askush me zor në listat zgjedhore, por vetë po insistojnë. “Siç po punojmë edhe i kemi punët. Një pjesë e madhe nuk po vijnë në seancë.

Pastaj disa nënshkruhen dhe ikin. Kur bëhen listat zgjedhore asnjë me zor s’ka ardhur, po kanë insistuar”, deklaroi Veseli. Kritika pati edhe nga vetë shefat e grupeve parlamentare të PDK-së e të LDK-së për mungesën e deputetëve të tyre. Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, tha se deputetët nuk janë të vetëdijshëm për përgjegjësinë që kanë. “Më vjen keq për kolegët e nderuar deputetë që nuk janë të vetëdijshëm për përgjegjësinë që kanë. Kemi tri javë që nuk kemi pasur seancë, e kemi obligim dhe përgjegjësi të marrim pjesë e të mundësojmë funksionim normal të Parlamentit të Kosovës. Duhet të bëjmë një zgjidhje. Të gjejmë një formë që deputetët, të cilët nuk marrin pjesë në votim të mos kenë të drejtë t’i marrin mëditjet”, theksoi Grabovci. Edhe shefi i GP të LDK-së, Ismet Beqiri, e ka quajtur të pakuptimtë mospjesëmarrjen e deputetëve në seancë.

“Sa i përket asaj se ku është niveli i përgjegjësisë ose papërgjegjshmërisë tek disa është e tepërt për të folur dhe vërtet në të ardhmen pa dashur të bëjë panik, sinqerisht është e pakuptueshme dhe vërtet mospjesëmarrja është papërgjegjësi totale. Më kuptojnë drejt deputetët që janë këtu edhe disa që nuk janë e disa edhe vetëm hyjnë e dalin. Sidoqoftë, kjo është çështje që do ta bisedojmë me grupet parlamentare”, u shpreh Beqiri. Në këtë seancë janë miratuar edhe disa projektligje tjera dhe raporte të agjencive të pavarura. Ndërsa, seanca e radhës është më 25 maj, e cila u caktua nga Kryesia javën që shkoi.

Kosova ndalon me ligj financimin e terrorizmit

Mobi Casa

Gjatë kësaj seance të Kuvendit të Kosovës me përkrahje unanime të deputetëve të koalicionit qeverisës, 54 vota për, 6 abstenime dhe asnjë kundër është miratuar Projektligji për Parandalimin e Pastrimit të Parave në Luftën e Financimit të Terrorizmit. Ministri i Financave, Avdullah Hoti, paraqiti Projektligjin para deputetëve për të cilin tha se lufta kundër terrorizmit lidhet ngushtë me programin qeverisës, i cili parasheh angazhim në bashkëpunimin ndërkombëtar për parandalimin e pastrimit të parave.

“Lufta kundër terrorizmit lidhet ngushtë me programin e Qeverisë, i cili parasheh angazhim për bashkëpunim ndërkombëtar në parandalimin e pastrimit të parave. Lufta kundër terrorizmit është pjesë e prioriteteve të Qeverisë. Bashkëveprimi me Prokurorinë dhe Policinë është jetik në këtë luftë”, ka thënë Hoti. Ky Projektligj u përkrah edhe nga përfaqësuesit e grupeve parlamentare të koalicionit qeverisës. Safete Hadergjonaj, nga grupi parlamentar i PDK-së, tha se plotësim-ndryshimi i ligjit është bërë me qëllim të evitimit të parregullsive në luftën e terrorizmit dhe parandalon tregun financiar nga keqpërdorimet për qëllime të financimit të terrorizmit. Edhe deputeti Naser Osmani, nga LDK-ja, theksoi se avancimi i kornizës ligjore për miratimin e këtij ligji është i lidhur me kërkesat e dala nga MSA-ja.

Edhe në këtë seancë munguan deputetët e opozitës, të cilët po vazhdojnë ta bojkotojnë punën e Kuvendit si rezultat i mostërheqjes së Qeverisë nga dy marrëveshjet, atë për Asociacionin dhe Demarkacionin, gjë të cilën po e kërkon opozita. Por, edhe pse koalicioni ka numrat prej dy të tretave, mungesa e kuorumit vazhdon të jetë sfidë për zhvillimin e punës normale të legjislativit./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.