RCCOLA

Opozita me plan “B” për rrëzimin e Qeverisë

/ 2 minuta lexim

Lidhja Demokratike e Kosovës do të insistojë që ta shpërbëjë Kuvendin e Kosovës sa më shpejt që është e mundur, ndërsa nëse kjo ide nuk konkretizohet, atëherë opozita do ta provojë planin B, që të kërkohet mocion i mosbesimit për qeverinë Thaçi në Kuvend. Ideja e parë është e LDK-së, ndërsa mocionin e ka kërkuar AAK e ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, e cila mbështet edhe nga Lëvizja “Vetëvendosje”.

AAK dhe “Vetëvendosje” konsiderojnë së shpërndarja e Kuvendit do të nënkuptonte ndëshkim të Kuvendit, e sipas tyre, këtë e meriton Qeveria e jo Kuvendi. Në anën tjetër për LDK-në nuk është e rëndësishme mënyra e shkuarjes në zgjedhje, por vetëm mbajtja e zgjedhjeve.Por brengë e opozitës mbetet sigurimi i votave të nevojshme në Kuvend për rrëzimin e Qeverisë “Thaçi 2”.

KKGJILAN

Ndërsa, burime brenda PDK-së thonë për “Zërin” se edhe kjo parti është e gatshme të shkohet në zgjedhje, madje i ka predispozitat më të mira për zgjedhje të reja.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ndërkaq, tha se nuk ka ndonjë informatë rreth shpërndarjes së Kuvendit. “Të hënën e kemi mbledhjen e Kryesisë së Parlamentit ku do të caktohet rendi i ditës për seancën e radhës dhe do të vazhdojmë punën normalisht. Ndërsa sa i përket shpërbërjes së Kuvendit nuk kemi ende asnjë informacion”, ka deklaruar Grabovci./zeri/