Fundamenti

Opozita mbetet e bashkuar

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Për të dëshmuar se janë të bashkuar në opozitë, Lëvizja Vetëvendosje ka shpërndarë thirrjen e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për protestën e 17 shkurtit.
“Më 17 shkurt edhe një herë qytetarët e Kosovës do të bashkohen në një protestë mbarëqytetare për t’i treguar shkelësve të Kushtetutës se ka ardhur koha të largohen prej qeverisë e të shpallin zgjedhje të reja. Kjo protestë do të organizohet prej opozitës së bashkuar, si dhe shumë pjesëtarëve të shoqërisë civile, medias së lirë, akademisë dhe sindikatave”, thuhet në njoftimin e partive opozitare.

Aty kujtohet protesta e 9 janarit, ku thuhet se “qytetarët dolën masivisht në protestën më të madhe që ka ndodhur ndonjëherë në Kosovë”.

“Qeveria i ofendoi e i kërcënoi ata. Në 17 shkurt qytetarët do të dalin edhe më masivisht, në mbrojtje të atdheut, kundër mentalitetit kriminal e diktatorial të pushtetarëve aktualë”, thuhet në këtë thirrje.

FIDANISHTJA

Opozita thotë se përballë diktaturës së pushtetit, zgjidhja e tyre është demokracia.

“Përballë krimit, zgjidhja jonë është drejtësia. Përballë hajnisë së tyre, zgjidhja jonë është zhvillimi ekonomik. Përballë tradhtisë së tyre, zgjidhja jonë është atdhedashuria. Përballë injorancës së tyre, zgjidhja jonë është një program i detajuar. Zgjidhja janë zgjedhjet, jo thjesht për të ndryshuar fytyrat, por për të ndryshuar një herë e mirë mënyrën e të bërit qeverisje. E në zgjedhje të reja do të shkojmë me mbështetjen masive të qytetarëve në protestën e 17 shkurtit, në Prishtinë”, përfundon kjo thirrje që mban vulën e tri partive opozitare.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.