Osmani në Forumin Alpbach: Diskutuam tema që prekin Kosovën dhe të ardhmen auroatlantike tonën
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani njofton se edhe këtë vit është ftuar nga Forumi Evropian Alpbach në Austri.
Presidentja Osmani njofton se gjatë qëndrimit të saj atje pati diskutim me të rinj dhe të reja nga e gjithë bota, “u përqendruam në tema të rëndësishme që prekin Kosovën dhe Evropën, të ardhmen euroatlantike të vendit tonë, si dhe rëndësinë e mbrojtjes dhe promovimit të vlerave tona të përbashkëta demokratike”, njoftoi ajo.
Kënaqësi që edhe sivjet të jem e ftuar nga Forumi Evropian Alpbach në Austri.
Sot, në një diskutim dinamik me të rinj dhe të reja nga e gjithë bota, u përqendruam në tema të rëndësishme që prekin Kosovën dhe Evropën, të ardhmen euroatlantike të vendit tonë, si dhe rëndësinë e mbrojtjes dhe promovimit të vlerave tona të përbashkëta demokratike.