GRANDEMALL

Opozita, kundër platformës së Veselit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në fund të javës së kaluar kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka prezantuar një platformë për dialogun me Serbinë, në bazë të së cilës presidenti Hashim Thaçi do të jetë kryenegociator. Por, partitë opozitare kanë dalë kundër kësaj platforme, duke thënë se nuk mund të kërkohet konsensus pa i dëgjuar kërkesat e opozitës, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Subjektet opozitare e vlerësojnë të papranueshme platformën e kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli për dialogun me Serbinë.

Opozitarët vazhdojnë ta vlerësojnë presidentin Hashim Thaçi si të papranueshëm për kryenegociator, ndërsa theksojnë nevojën se për arritjen e konsensusit pushteti duhet t’i dëgjojë edhe kërkesat e opozitës dhe të mos dalë me platforma të tilla të njëanshme.

Ndërsa analistët politikë thonë se platforma për dialogun nuk duhet të flasë për emrat se cilët e udhëheqin këtë proces, porse në të përcaktohen konturat e bisedimeve ose pozicioni i Kosovës karshi dialogut, shkruan më tutje “Zëri”.

ARKATANA

Sipas tyre, as pushteti dhe as partitë opozitare nuk janë të interesuara që të arrihet konsensusi për dialogun me Serbinë.

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, njëherësh edhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se ky dokument do të shërbejë për arritjen e konsensusit.

“Unë besoj shumë që ai dokument do të jetë vetëm një nismë e mbarë e ndërtimit të një konsensusi të përgjithshëm, të cilin e kam ofruar, në mënyrë që të gjithë bashkërisht pozitë dhe opozitë të jemi në procesin e dialogut dhe në të njëjtën kohë në finalizimin e procesit për anëtarësim në OKB për shtetin tonë të pavarur dhe sovran. Kjo tek e fundit është arsyeja pse shkojmë në dialog”, është shprehur Veseli.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.