Mobi Casa

Opozita koordinohet për zgjedhje

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Lideri i partisë më të madhe opozitare, Isa Mustafa i LDK-së nuk është treguar i suksesshëm për të bashkuar opozitën kundër qeverisë, por duket se në një pikë ka pasur sukses. Sipas zyrtarëve të LDK-së, Mustafa është koordinuar me partitë tjera politike që zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të mbahen ndërmjet datës 25 maj-15 qershor.

Të paktën kështu ka deklaruar nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Teuta Sahatqija. Se e ka mbështetjen e opozitës për zgjedhje të parakohshme e kanë pranuar edhe zyrtarët e AAK-së, derisa ata të lëvizjes “Vetëvendosje” do të përkrahin një nismë të sinqertë e cila do të buronte nga koordinimi në mes partive opozitare e jo nga koordinimi siç e kanë quajtur ata me Thaçin dhe PDK-në.

Mobi Casa

Nënkryetarja e LDK-së, Teuta Sahatqija ka thënë se çfarëdo bisede që ka bërë kryetari i Mustafa nuk e ka bërë vetëm.

“Para se të dalë me qëndrim kryetari është konsultuar me kryetarët e partive të tjera. Që do të thotë se para deklarimit Mustafa ka marrë konfirmim të partive të tjera dhe ka dalë me atë qëndrim”, ka thënë Sahatqija, sipas të cilës, kryetari i LDK-së, ka dashur t’i përfshijë të gjitha subjektet politike….(Zëri)