Mobi Casa

Opozita: Koalicionit po i del boja

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Opozita vlerëson se AKR-ja e largoi nga radhët e saj deputetin Emin Gërbeshi sepse ai ishte zëri kritik brenda koalicionit, e të tillët nuk kanë vend në këtë koalicion.

Madje opozita Gërbeshin e merr si shembull se si një deputet duhet të punojë për qytetarët e jo për kryeministrin.
Largimi i Gërbeshit nga partia si dhe nga Grupi Parlamentar i AKR-së, për Lëvizjen Vetëvendosje është përjashtim për shkak të kritikave që ai i ka bërë partisë së tij.
Ndërsa në LDK nuk duan të komentojnë, duke vlerësuar se kjo është çështje e brendshme e AKR-së.

Glauk Konjufca nga Vetëvendosja thotë se me këtë koalicioni i tanishëm qeverisës po mundohet t’u japë mësim edhe zërave të tjerë përbrenda koalicionit, ngase, sipas Konjufcës, kemi të bëjmë me një konjukturë politike të cilës po i tronditen themelet.

“Koalicioni qeverisës nuk po mundet t’i pranojnë më zërat kritikë përbrenda vetvetes dhe të gjithë ata që mendojnë ndryshe përbrenda këtij koalicioni qeverisës mendojë që po e paguajnë çmimin e përjashtimit. Kështu ndodhi edhe me Gërbeshin, i cili si deputet i Kuvendit të Kosovës plot vendime, të cilat janë marrë prej koalicionit qeverisës, i ka kundërshtuar si vendime të gabueshme, dhe këtë me plotë të drejtë.

Ka qenë njëri prej shembujve më të spikatur përbrenda koalicionit, duke treguar se një deputet së pari duhet të jetë deputet i qytetarëve sesa i kryeministrit”, ka thënë ai.

ARKATANA

Për Konjufcën, është fatmirësi që Gërbeshi nuk i takon më atij koalicioni, madje, sipas tij, me këtë gjest koalicioni aktual vetëm e ka shpërfaqur fytyrën e vet.

Ndërsa Arben Gashi nga LDK-ja, thotë se partia e tij nuk i fut hundët në punët e brendshme të asnjë partie politike.

“Ky është problem i brendshëm i AKR-së, LDK-ja nuk ka të bëjë asgjë me atë punë dhe nuk i komentojmë çështjet e brendshme të partive politike”, ka thënë ai.

I pyetur se a janë të gatshëm ta pranojnë në LDK deputetin Gërbeshi, Gashi nuk dëshiron të jap ndonjë gjykim mbi këtë çështje, por që sipas tij, nëse vlerat e Gërbeshit janë vlera që ai donë të identifikohet me vlerat e LDK-së, atëherë mund ta diskutojnë, në të kundërtën jo.

Largimi i Emin Gërbeshit ka ardhur vetëm një ditë pas nismës së tij për mocion për shkarkimin e ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari – Lila, transmeton Kosovapress. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.