RCCOLA

Opozita kërkon transparencë të seancave edhe për publikun

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Sadudin Berisha këshilltar nga LDK-ja në seancën e fundit ka kërkuar që të transmetohen seancat e kuvendit edhe nga televizionet ose radiot lokale ndryshe ai ka kërcënuar që kjo mund të jetë seanca e fundit.

Opozita në seancën e fundit të Asamblesë Komunale ka kërkuar që të sigurohet transmetim i seancave të Kuvendit Komunal në televizionet ose radiot lokale. Ky propozim ka rrjedhur nga Sadudin Berisha këshilltar i LDK-së i cili madje ka thënë se kjo mund të jetë seanca e fundit që ky subjekt merr pjesë nëse nuk aprovohet kjo kërkesë.

Berisha i kontaktuar nga rajonipress tha se ata po presin përgjigjen kryesuesit Izmi Zeka dhe të Qemajl Mustafës.”Nëse ata nuk ndërmarrin asgjë në këtë drejtim ne do të marrim hapin vendimtar rreth të ardhmes së LDK-së në asamble tha ai.

Mobi Casa

Ndryshe kjo kërkesë parimisht është mbështetur edhe nga partia tjetër opozitare (AAK), por jo me kushtin e bojkotimit të seancave, të paktën kështu është shprehur shefi i grupit të këshilltarëve, Sokol Haziri.

Kërkesa është vlerësuar legjitime edhe nga kryetari i Komunës, Qemajl Mustafa. Kreu i komunës ka thënë se ligji nuk i obligon Kuvendet Komunale për transmetim të seancave dhe shtoi se realizimi i kërkesës varet edhe nga fuqia materiale e Kuvendit, por nuk e ka përjashtuar mundësinë që kjo të bëhet në të ardhmen.

Kurse Izmi Zeka, kryesues i Kuvendit Komunal ka qenë më i prerë rreth kësaj kërkese duke shtuar se seancat janë të hapura për media, për publik, për qytetarë dhe grupe të interesit, duke e rikujtuar opozitën se Kuvendi Komunal ka marrë mirënjohje nga USAID-i pikërisht për transparencë. /rajonipress/