Opozita kërkon transmetim të seancave live

Gjilan – Ne vlerësojmë se ky është një veprim në interes të qytetarëve si dhe institucioneve të komunës së Gjilanit dhe mendojmë se është lehtë i realizueshëm ka thënë Arben Mehmeti.
Opozita në Gjilan po vazhdon me kërkesa të përditshme duke bëtë trysni tek pushteti komunal që të jetë më transparentë ndaj publikut. Grupi i këshilltarëve të LDK-së i kryesuar nga Arben Mehmeti ka kërkuar nga Qemajl Mustafa dhe Izmi Zeka që ta kryejnë obligimin që kanë marrë përsipër në seancën e fundit të KK-së së Gjilanit respektivisht në korrik këtij viti në lidhje me transmetimin e seancave të kuvendit komunal.
“Ne mendojmë se ky është një obligim zyrtarë i juaji që të mundësoni transmetimin e seancave si dhe këto transmetime të jenë të vendosura në faqen zyrtare të komunës me qëllim që qytetarët të jenë të informuar në lidhje me rrjedhën e seancave si dhe shqyrtimin e kërkesave të tyre” ka thënë Mehmeti.
Mehmeti mendon se ky është një veprim në interes të qytetarëve si dhe institucioneve të komunës së Gjilanit dhe mendojmë se është lehtë i realizueshëm.
“Transmetimi i seancave të kuvendit të komunës i ndihmon në masë të madhe edhe transparencës së vetë këtij organi si dhe organeve të administratës së komunës në raport me qytetarë” eshtë shprehur ai.
Sipas Mehmetit kjo kërkesë duhet urgjentisht të shqyrtohet dhe pa hezitim se kujt mund t`i shërbej më mirë dhe në këtë mënyrë qytetarëve respektivisht taksapaguesve tanë të ju ofrojmë një mundësi minimale që të na kontrollojnë veprimet tona si dhe të ndikojnë në vendimet tona përmes kësaj forme të monitorimit.
“Andaj ne kërkojmë që nga seanca e radhës të mundësohet transmetimi i seancave të kuvendit komunal të Gjilanit” ka shkruar Mehmeti./rajonipress/