UBT

Opozita kërkon “kokën” e Kadri Veselit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Tri partitë opozitare në vend të bashkuara në një front antiqeveritar, Lëvizja “Vetëvendosje”, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe “Nisma për Kosovën”, kanë ritheksuar qëndrimin e tyre kundër mbajtjes së seancave plenare, ndërsa kanë kërkuar tërheqjen e menjëhershme të kryeparlamentarit, Kadri Veseli.Ata thanë se nuk do të ndalen me veprimet e tyre për të kundërshtuar marrëveshjet me Serbinë dhe se do të përdorin edhe veprime tjera të nevojshme për të mos lejuar zbatimin e atyre marrëveshjeve.

Madje, opozitarët krahasuan deputetët e pozitës, respektivisht Kadri Veselin, me Aleksandër Jabllanoviqin. Këtij të fundit edhe ia kërkuan dorëheqjen nga pozita e kryeparlamentarit.

Thanë se nuk do të ketë normalizim në seancën e Kuvendit gjersa të tërhiqet Marrëveshja për Asociacionin dhe ajo për Demarkacionin.

Eco Higjiena

Shefi i Grupit Parlamentar të LVV-së, Glauk Konjufca, tha se kanë argumente të qëndrueshme që projekti i “Zajednices” të krijojë një etnitet territorial brenda Kosovës, është projekt i Serbisë.

Ai tha se pushteti me futjen e Policisë në Kuvend po e dërgon vendin drejt një faze të re politike, ku vetëm forca vlen.

Për kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, Konjufca tha se e gjithë koha sa ai ishte tolerant nga pozita e kryeparlamentarit ka qenë veç një aktrim i tij, që ka marrë fund ditën e premte me fjalët e tij drejtuar deputetes, Albulenë Haxhiu. /Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.