Hidromorava

Opozita injoron ambasadorët e QUINT-it

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Opozita kosovare nuk do të tërhiqet nga vendimi për bllokimin e Kuvendit, pavarësisht kritikave të vazhdueshme që po i merr nga përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it. Madje, opozitarët thonë se kërkesa e ndërkombëtarëve për zhbllokimin e Kuvendit është e arsyeshme, por, sipas tyre, një gjë e tillë varet tërësisht nga tërheqja e Qeverisë së Kosovës prej marrëveshjeve për Asociacionin dhe për Demarkacionin.

Një nga kritikuesit e mëdhenj të bllokimit të punës së Kuvendit të Kosovës është edhe ish-kongresisti amerikan, Eliot Engel, i cili në urimin e tij për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit ka kërkuar që të hiqet dorë nga bllokimi i punës së Kuvendit dhe nga përdorimi i dhunës. “Më duhet të shpreh shqetësimin tim për situatën aktuale politike. Së pari dhe gjithmonë dhuna nuk ka vend në politikë.

Hidromorava

Opozita ka të drejtë të shprehë pikëpamjet e veta dhe ato të dëgjohen nga Qeveria. Por gazi lotsjellës dhe trazirat nuk kanë vend në sheshin publik dhe ato ndihmojnë dhe forcojnë pikëpamjet që do ta mohonin njohjen e Kosovës dhe prosperitetit që meriton”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e Engel.

Në anën tjetër zëdhënësi i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Frashër Krasniqi, ka thënë për “Zërin” se zbatimi i marrëveshjeve me Serbinë dhe me Malin e Zi do ta bëjnë Kosovën shtet jofunksional, të ndarë etnikisht, me potencial për trazira e konflikte dhe pa perspektivë për zhvillim ekonomik e rrjedhimisht, sipas tij, kjo do ta bëjë të pamundur integrimin në Bashkimin Evropian./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.