UBT

Opozita i thotë ‘Po’ thirrjes së Mustafës

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Dy partitë më të mëdha opozitare, Lëvizja “Vetëvendosje” dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë pranuar që t’i përgjigjen thirrjes eventuale të kryeministri Isa Mustafa, për të debatuar edhe një herë çështjen e demarkacionit me Malin e Zi. Derisa partia më e vogël e opozitës, “Nisma” thotë se debati i ri për kufirin është një lloj tradhtie, AAK-ja dhe LVV-ja thonë se në këtë takim përfundimisht Demarkacioni do të konstatohet i vdekur dhe do të ecet përpara me proces të ri.

Kryeministri Mustafa ka deklaruar se jo më larg se në fillim të muajit tetor, pritet të nisë një raund i ri bisedimesh rreth përafrimit të qëndrimeve mbi kufirin me Malin e Zi.

Ai tha se ratifikimi i Demarkacionit do të kryhet brenda muajit të ardhshëm përkundër faktit se paraprakisht u ka bërë thirrje opozitës për bisedime.

ARKATANA

Megjithatë, Mustafa ka thënë se me këtë ftesë do t’i jepet mundësi e dytë të gjithëve për sjelljen e fakteve rreth mëdyshjes së vijës kufitare me Malin e Zi.

“Unë e kam bërë këtë ftesë. Ky takim mund të bëhet pasi unë t’i marr të gjithë informatat nga kryetarët e komunave. Po ashtu takime jam duke bërë edhe me banorët e atyre anëve. Në fillim të tetorit do ta takoj opozitën dhe t’i qesim të gjitha faktet e që ne do të shohim se si t’ia bëjmë. Unë nuk konsideroj që marrëveshja të riprocedohet, por që ne deri më tani nuk kemi fakte që e thonë të kundërtën. Ne duhet të ulemi edhe t’i qesim faktet edhe një herë. Kjo zvarritje na pengon, si në liberalizmin e vizave e që deri më tani jemi dëmtuar shumë”, ka thënë Mustafa./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.