Opozita i ndanë rrugët

Partitë opozitare tashmë kanë arritur në kulm të mospajtimeve. Është AAK-ja e Ramush Haradinajt, partia e cila ka thirrur protestë për datën 14 maj. Haradinaj ka vepruar njëanshëm pasi për organizimin e protestës nuk është konsultuar fare me subjektin opozitar “Vetëvendosje” me të cilin deri tashti ishte e bashkuar në opozitë.
“Zëri” e ka konfirmuar nga burime brenda opozitës se “Vetëvendosje” fare nuk e ka pasur idenë për planifikimet e AAK-së.
Ditë më parë në një intervistë për gazetën “Zëri”, sekretari organizativ e kishte quajtur partner të papranueshëm Ramush Haradinajn dhe AAK-në, posaçërisht kur bëhej fjalë për një listë të përbashkët zgjedhore. Molliqaj kishte thënë se dallimet mes AAK-së dhe Vetëvendosjes janë jashtëzakonisht të mëdha.
Ndërkohë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar sot se pas konsultave të njëpasnjëshme ka marr vendim që të thërras një protestë gjithëpopullore me 14 maj. Pas njoftimit të AAK-së për protestë, Nisma për Kosovën ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë protestë. /Zëri/