ARKATANA

Opozita i kërkon Jahjagës shpalljen e zgjedhjeve

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Përfaqësues të partive opozitare kanë konfirmuar për gazetën “Zëri” dërgimin e një letre presidentes, Atifete Jahjaga, nga e cila kërkojnë shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë. E para e shtetit ende nuk i është përgjigjur opozitarëve rreth një kërkese të tillë.

Tri subjektet opozitare, LVV, AAK dhe “Nisma për Kosovën”, i kanë dërguar një letër presidentes së vendit, Atifete Jahjaga, nga e cila kërkojnë shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë.

Dërgimin e një letre të tillë të parës së shtetit e ka konfirmuar për gazetën “Zëri”, sekretari i “Nismës”, Bilall Sherifi.

Fundamenti

Sherifi ka thënë për gazetën “Zëri” se duke e parë se marrëveshjet kanë rënë dhe se Gjykata Kushtetuese ka vërtetuar shkeljen e Kushtetutës, i kanë kërkuar presidentes që t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme.

“Opozita e bashkuar i ka dërguar presidentes një letër përmes së cilës kërkon nga presidentja të ndërmarrë hapat e nevojshëm që të shpallë zgjedhjet e parakohshme, për shkak se marrëveshjet kanë rënë dhe se Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar shkeljen e Kushtetutës me marrëveshjen për AKS-në. Prandaj, zgjedhjet janë zgjidhja e vetme”, ka thënë Sherifi, sipas të cilit, nëse presidentja fton një takim me këtë rend të ditës, atëherë opozita sigurisht që do t’i përgjigjet ftesës së saj./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.