Opozita e pranon me kushte komisionin e Jahjagës për demarkacionin

Subjektet opozitare nuk e pranojnë propozimin e presidentes Atifete Jahjaga për zgjidhjen e çështjes së demarkacionit me Malin e Zi, pa u përmbushur disa kushte. Më kryesori është zhvlerësimi i punës së Komisionit shtetëror për të njëjtën çështje, shkruan sot Koha Ditore.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është parti opozitare që më së zëshmi e ka problematizuar kufirin e dakorduar midis autoriteteve të Kosovës dhe atyre të Malit të Zi. Në këtë subjekt politik e kanë mirëpritur iniciativën e Jahjagës dhe kanë shprehur domosdonë për t’u korrigjuar demarkacioni dhe për t’u mbyllur kjo temë. Kjo, sipas AAK-së, është edhe në interes të Kosovës e edhe të Malit të Zi.
Edhe në subjektin kryesor opozitar, Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), kanë shprehur të njëjtin qëndrim. Vetëm se zyrtarë të saj nuk janë deklaruar nëse do të dërgonin ekspertë në komision, sikur presidentja Jahjaga t’i ftonte për ta bërë këtë.
http://koha.net/?id=27&l=93774