Opozita e konsideron të dështuar njëvjetorin e Qeverisë Mustafa
Për njëvjetorin e qeverisjes së Isa Mustafës, subjektet opozitare nuk kanë fjalë të mira.
Dështimet më të mëdha, sipas AAK-së, radhiten në fushën e ekonomisë e punësimit.
Ndërsa, sipas përfaqësueseve të Nismës për Kosovën, qeverisjen e koalicionit LDK-PDK e kujtojnë vetëm për punë të këqija.
E, subjekti më i madh opozitar, Vetëvendosje, e akuzoi kabinetin qeveritar se më shumë punoi për interesat e Serbisë sesa për zhvillimin e shtetit të Kosovës. /Klan Kosova/


