Fundamenti

Opozita e akuzon Surdullin se po shpenzon buxhet për pushimet e këshilltarëve

/ 3 minuta lexim
HIDROMORAVA

Gjilan – Begzad Sinani kryetar i PDK-së thotë se ndarja e 4000 eurove për të dërguar këshilltarët komunal në pushime është banale dhe e pajustifikueshme.

Vendimi i fundit i Asamblesë Komunale për të ndarë 4000 euro për të dërguar këshilltarët komunal në pushime verore në Durrës, ka nxitur reagimin e ish kryetarit të PDK-së Begzad Sinanit. Sinani i cili tani është kryetar i PDK-së në Kamenicë ka kritikuar edhe këshilltarët e tij nga radhët e PDK-së, meqë 6 prej tyre kanë votuar pro këtij vendimit dhe vetëm 2 kundër.

Sinani tha se të shpenzosh buxhet të taksapaguesve për luksin e këshilltarëve është e pajustifikueshme.”Për mendimin tim pyetja e Shaip Surdullit drejtuar këshilltarëve komunal se kush është për të shkuar në pushime, me të hollat e komunës ka qenë tepër banale” tha Sinani.

Sipas, Sinanit vendimi i Asamblesë komunale është marrë më 30 maj ,derisa këshilltarët pritet të shkojnë në Durrës më 28 qershor. Sinani tha se edhe ata këshilltarë të PDK-së e bartin përgjegjësinë sepse kanë votuar për një shpenzim-buxhet që kënaq vetëm interesat personale. Madje Sinani tha se edhe shefi i grupit të PDK-së Bajram Dërmaku ka votuar pro këtij vendimi.

HIDROMORAVA

Sinani mendon se Shaip Surdulli po udhëheq një administratë të shantazhuar dhe dembele.”Në vend se kjo qeverisje komunale të merret me pritjen e mërgimtarëve, dhe të krijojë strategji dhe koncept të qartë për planin zhvillimor ekonomik lokal, ajo gjen kohë dhe merret me lukset e pushtetarëve” tha Sinani.

Sipas tij opozita do të vazhdojë të kritikojë dhe përcjellë punën e asamblesë dhe të komiteteve, duke përfshirë edhe drejtoritë.”Ne nuk marrim përgjegjësi për defektet apo devijimet administrative, ne vetëm mund të vrojtojmë dhe tua tërheqim vëmendjen këtij pushteti i cili definitivisht është larg synimeve dhe larg qytetarëve të saj” tha Sinani.

Por, Shaip Surdulli i kontaktuar nga Rajonipress tha se nuk habitet me akuzat paushallë të Sinanit.”Begzadi është mirë me u marrë me punët e veta dhe me akuzat që i ka në Prokurori e Gjykata. Le të japi llogari ai për 10 mijë euro që i ka shpenzuar për të njëjtin qëllim në kohën e tij. Bile atëherë këto mjete janë shpenzuar pa procedurë dhe pa kontratë” tha Surdulli.

Sipas tij gjithçka që bëhet në harmoni me ligjin dhe me shumicën e votave të këshilltarëve komunal nuk mund të flitet për shkelje ligjore apo vendime të pajustifikueshme” u përgjigj Surdulli./rajonipress/