ARKATANA

Opozita: Do t’i zhbëjnë marrëveshjet

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Tri subjektet opozitare, Lëvizja “Vetëvendosje”, AAK-ja dhe “Nisma”, janë të vendosura në iniciativën për zhbërjen e Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe dhe për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi.

Bllokimi i punës së Kuvendit është mjeti aktual që po përdor opozita, ndërsa, sipas tyre, demonstratat do të jenë të pashmangshme nëse kryeministri nuk i tërheq nënshkrimet nga këto dy marrëveshje.

Opozitarët përmes një komunikate të përbashkët kanë thënë se çdo tensionimi i situatës do të jetë përgjegjësi e pushtetit.

FIDANISHTJA

“Protesta jonë në Kuvend do të vazhdojë dhe nuk do të ketë kompromis pa u tërhequr marrëveshjet. Çdo tensionim i situatës, pas këtyre masave policore, është përgjegjësi e kryetarit të Kuvendit dhe e Qeverisë së Kosovës”, thuhet në komunikatën e tri subjekteve opozitare.

Ndërsa, Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Glauk Konjufca, ka thënë se opozita kundërshtimin e këtyre marrëveshjeve e ka filluar duke dhënë argumente para qytetarëve se përse janë të dëmshme. Pastaj, sipas tij, kundërshtimi ka vazhduar me organizimin e peticionit dhe me bllokimin e punës së Kuvendit. Ndërsa ka bërë të qartë se opozita është e vendosur që të përdorë atë formë të kundërshtimit që e pamundëson themelimin Asociacionit. /Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.